LajmeZgjedhjet 2025

Ervin Shabani: PDK ka zgjidhje për problemet e qytetarëve, takime të rëndësishme në Kusar, Dol, Pjetërshan, Moglicë dhe Raçë

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Kusar, Dol, Pjetërshan, Moglicë dhe Raçë, shkruan Demso.

Gjatë këtyre takimeve, Shabani dhe ekipi i tij kanë diskutuar hapur me qytetarët për sfidat që ata përballen çdo ditë dhe kanë prezantuar programin e PDK-së për zhvillimin e komunës.

Ata theksuan se zgjidhjet konkrete dhe vizioni i qartë i PDK-së synojnë të bëjnë Gjakovën një vend më të mirë për të jetuar, me më shumë mundësi dhe investime në infrastrukturë, arsim, bujqësi dhe shëndetësi.
“Bashkë me Kryetarin e Degës, z. Hajdar Beqa, dhe kandidatin për Kuvend Komunal, z. Ndue Gjini, takuam qytetarët e fshatrave Kusar, Dol, Pjetërshan, Moglicë dhe Raçë.

Biseduam hapur për problemet e tyre dhe për zgjidhjet që i ka PDK për ta bërë Gjakovën më të mirë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë.

Mbështetja e qytetarëve është motivi ynë më i madh për të punuar me përkushtim për të ardhmen.

ErvinShabaniPDK191

NdueGjini19”, tha Shabani.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button