Ervin Shabani: Barazia në punësim është çelësi për zhvillim – Do të jem Kryetar i të gjithëve

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Gjakovës, Ervin Shabani, ka shprehur angazhimin e tij të palëkundur për garantimin e barazisë në punësim, duke theksuar se përkushtimi i tij do të jetë mbi ndarjet politike, gjinore apo moshore.
“Nuk ka rëndësi libreza partiake, gjinia, mosha apo përkatësia – çdo qytetar meriton mundësi të barabarta për të ndërtuar karrierën dhe jetën e vet,” ka deklaruar Shabani.
I plotë:
Pavarësisht librezës partiake, gjinisë, moshës apo përkatësisë, barazia në punësim është garanci për zhvillim.
Çdo qytetar meriton mundësi të barabarta për të ndërtuar karrierën dhe jetën e vet.
Vetëm kështu ndërtojmë një shoqëri të drejtë dhe institucione kredibile.
Unë do të jem garant që në çdo pozitë publike të emërohen profesionistët.
Do të jem Kryetar i të gjithëve, pa asnjë përjashtim!
#ErvinShabaniPDK191