LajmeZgjedhjet 2025
Ervin Shabani: 2.5 milionë euro në vit për bujqësinë, çdo fermer aktiv do të mbështetet direkt

Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani, ka prezantuar një nga shtyllat kryesore të planit të tij qeverisës, fuqizimi i bujqësisë dhe përkrahja direkte e fermerëve aktivë të komunës.
Sipas Shabanit, qeverisja e tij do të ndajë 2.5 milionë euro çdo vit për bujqësinë, që përkthehet në mbi 1,700 euro mbështetje direkte për çdo fermer aktiv.
I plotë:
2.5 Milion Euro çdo vit për Bujqësi!
Mbi 1,700 € çdo vit për çdo fermer aktiv: investime direkte në pajisje, mekanizem dhe shërbime.
Fermeri i Gjakovës fuqizohet, prodhimi rritet, jeta përmirësohet!