Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Erion Veliaj shpallet “Qytetar Nderi” nga Komuna e Bujanocit

    13/02/2024 14:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas Preshevës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shpallur “Qytetar Nderi” edhe nga Komuna e Bujanocit.

    Ishte Kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, ai që propozoi nderimin e kryebashkiakut Veliaj, në shenjë falënderimi për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën fillore “Naim Frashëri”.

    “Bujanoci dhe Tirana po kurorëzojnë një lidhje të veçantë, meqë ato kanë nisur një rrugëtim tejet të sinqertë muaj më parë. Kjo lidhje po mundësohet falë vullnetit të mirë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po trajton edhe problemet tona. Duke pasur parasysh gatishmërinë e tij për të përmirësuar situatën ekonomike në komunën tonë, bashkëpunimin e pakushtëzuar në të gjitha fushat, arsim, kulturë, rini, dhe inovacion, dhe para të gjithash mbështetjen e madhe financiare për ndërtimin e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, kjo e bën të drejtë që ai të jetë bashkëqytetari ynë. Kryeqyteti i Tiranës nën drejtimin e Veliajt në vitin 2023 ka qenë “Qyteti Europian i Sportit”, ndërsa në vitin 2024 kryeson presidencën e B-40, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit, ndërsa në vitin 2025 Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, si një testament i bashkëjetesës së kulturave dhe feve të ndryshme, janë argumente të mjaftueshme, ndërlidhëse të bashkëpunimit mes Bujanocit dhe Tiranës”, tha Ramadani.

    Krahas shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc, Bashkia e Tiranës ka kontribuar më herët edhe për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën “Dituria” në Komunën e Preshevës.

    Edhe në vitin 2021, Këshilli Bashkiak i Tiranës ofroi ndihmë financiare për Komunën e Preshevës me qëllim lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive.

    “Kryebashkiaku Veliaj ka bërë një hap tejet të rëndësishëm për fëmijët tanë. Po ua bën ëndrrën realitet, duke mbështetur në tërësi projektin e ngritjes së e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc me vlerë prej 550 mijë eurove, duke treguar bashkëpunimin dhe gatishmërinë që të mbështesë komunën tonë në forma të drejtpërdrejta”, tha Ramadani./tvklan

    Artikuj të ngjashëm

    Shtyhet për nesër seanca ndaj Erion Veliajt

    A kishte dijeni për shpenzimet e bashkëshortes së tij? Veliaj përgjigjet nga qelia

    “Uroj që Veliajt t’i bëhet një gjyq i drejtë”, Rama: Kush punon shumë gabon edhe organet e drejtësisë s’kanë si të jenë të pagabueshme

    Të Fundit

    Vetaksident në rrugën Drenas–Skenderaj, raportohet për një person të vdekur

    Tahiri: Pushteti aktual do që ta shtyjë çdo zhvillim deri në zgjedhjet lokale, kampi ish-opozitar t’i ndërmarrë këto tri veprime që tani

    Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët

    Vjen në Kosovë edhe Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

    Rizvanolli: KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmarrjet në tregun e lirë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.