Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Erion Veliaj shpallet qytetar nderi në Prizren

    17/02/2023 15:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kuvendi komunal i Prizrenit ka mbajtur seancë solemne në shënim të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kuvendarët në qytetin historik të Kosovës potencuan se pavarësia është një ëndërr shekullore që u bë realitet më 17 shkurt 2008, me shumë mund dhe sakrifica. Ndërkaq, të njëjtit i dhanë titullin qytetar nderi i Prizrenit, kryetarit të Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se pavarësia e Kosovës është një vlerë, por duhet punë, angazhim dhe lidership për të forcuar atë.

    “Është një vlerë e cila do të vazhdojë, pasi s’ka kthim prapa dhe këtë e dina të gjithë ne, por duhet punë, angazhim dhe lidership që të forcojmë dhe t’ia japim një vlerë të shtuar. Sot kemi një rast të veçantë ku nderojmë mikun dhe shokun tonë, Erion Velijaj”, tha ai.

    Kurse, kryetarja e Kuvendit komunal, Antigona Bytyqi, tha se ideali i shumë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve për të çliruar Kosovën tashmë është bërë realitet.

    “Ideali i shumë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve për të çliruar tashmë është bërë realitet. Jeta dhe vepra e tyre duhet të na shërbejë si motiv për t’i përmbushur obligimet tona ligjore dhe kombëtare për vendin tonë të shtrenjtë Kosovën”, tha ajo.

    Fjalën e mori edhe kryetari i Bashkërisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se pavarësia e Kosovës nuk është një dhuratë që dikush i vuri te dera, por është fituar me shumë sakrificë dhe gjak.

    “Kjo nuk është një rastësi. Kjo nuk është një dhuratë që dikush e vuri te dera e Kosovës, është diçka që është fituar me shumë mund, sakrificë dhe gjak. Më kujtohen ditët e para ku nga kampet në Peshkopi, fill pas luftës u transferuam në Kosovë. Prizreni mbante erë shkrumë dhe hi të shtëpive të djegura. Sot janë ditët më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës. Unë e di që nuk jemi prefekt, unë e di që e kemi pak sport kombëtar me kritiku dhe gjetë qime te syri në secilin prej nesh, ama sot janë ditët më të mira”, theksoi ai./kp

    Artikuj të ngjashëm

    Shtyhet për nesër seanca ndaj Erion Veliajt

    A kishte dijeni për shpenzimet e bashkëshortes së tij? Veliaj përgjigjet nga qelia

    “Uroj që Veliajt t’i bëhet një gjyq i drejtë”, Rama: Kush punon shumë gabon edhe organet e drejtësisë s’kanë si të jenë të pagabueshme

    Të Fundit

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.