Erëra të fuqishme kanë kapluar Komunën e Istogut, ku kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha në rrjetin energjetik, shkruan GazetaDemos.
Në bazë të disa pamjeve, shihet se si telat e rrymës preken mes veti dhe shkaktojnë shkëndija ku paraqesin edhe rrezik për banorët.
Këtë rrezik e kanë përjetuar edhe dy shoferë në dy makina të cilat kanë kaluar në momentin e këtij kontakti.