Lajme
Erëra të forta dhe mundësi për rrufe në disa zona të Kosovës – IHMK paralajmëron kujdes
Në disa zona të Kosovës, sot janë raportuar erëra të forta. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se përkundër se parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta, nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara dhe rrufe në disa pjesë të territorit.
Sipas njoftimit vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona.
Temperaturat në mesditë do të arrijnë vlerat maksimale prej 26 deri në 29°C.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 1 deri në 9 metra për sekondë.
IHMK apelon për kujdes të shtuar në zonat ku mund të ketë rrufe, sidomos për ata që qëndrojnë në ambiente të hapura gjatë pasdites.


