Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se diskutoi mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me Vladimir Putinin e Rusisë gjatë bisedimeve në Kinë dhe me Volodymyr Zelenskyn e Ukrainës në telefon, por se palët “nuk ishin ende gati” për një takim udhëheqësish.
Erdogan foli me gazetarët në bordin e aeroplanit të tij duke u kthyer nga Kina, ku u takua me Putinin dhe më pas tha se e telefonoi Zelenskyn-n. Ai tha se bisedimet në muajt e fundit midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas në Stamboll treguan se rruga drejt paqes mbetet e hapur.
Turqia favorizon “ngritjen graduale të nivelit të negociatave” për të shndërruar shpresat për paqe në rezultate konkrete, tha ai, duke shtuar se çdo iniciativë në fund të fundit do të duhet të trajtohet në nivelin e udhëheqësve, megjithëse kushtet nuk ishin ende të vendosura, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Turqia, anëtare e NATO-s, ka mbajtur kanale të hapura si me Moskën ashtu edhe me Kievin që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022 dhe është përpjekur të ndërmjetësojë midis tyre.