Mjeku kujdestar, Agron Çitaku,ka thënë se viktima ka ndërruar jetë 15 minuta pasi është pranuar në emergjencë.
Citaku ka dhënë detaje edhe për të plagosurin tjetër.
”Pas 15 minutave që është pranu në emergjencë, viktima ka ndërruar jetë. I plagosuri tjetër ka pësuar 3 plagë në trup por gjendjen e ka stabile. Viktima i përket moshës 63-64 vjeçare. I plagosuri i parë ka ardh rreth orës 22:35 minuta, që faktikisht ka qenë pothuajse pa shenja jete, I është bërë reanimimi i tij për gjysmë ore dhe ka ndërruar jetë” deklaroi ai.
“Diku pas 15 minutash ka ardhur i plagosuri tjetër, me tri plagë, por është në gjendje stabile. Pritet trajtimi i mëtutjeshëm i tij në ortopedi, viktima është diku 63 vjeç, ky është më i ri” tha ai.
I ndjeri është Naser Gashi. Lidhur me rastin policia kanë thënë se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim.