Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Erdhëm me i ndihmu vendit tonë”, pas 32 vitesh në Angli, familja kthehet të jetojë dhe investojë në Kosovë

    12/07/2022 08:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një çift i cili për 32 vjet kishte jetuar e punuar në Angli, më në fund ka vendosur të kthehet për të investuar e jetuar në Kosovë. Ky çift ka edhe një mesazh për të gjithë ata që kohët e fundit po largohen nga Kosova për në perëndim.

    Mbi 30 vite në mërgim i la për Kosovën. Arben Leci, i cili për gjatë kësaj kohë kishte jetuar dhe punuar në Angli, më në fund vendosi që të kthehet dhe të jetojë në Kosovë, përkatësisht në Koliq të Prishtinës.

    Ai tregoi arsyet që ai dhe bashkëshortja e tij morën këtë vendim. “Një kohë të gjatë në gurbet dhe vendosëm të vijmë sa do pak që t’i ndihmojmë këtij vendi. Gurbeti nuk është i lehtë. Para atje ka por një jetë si në Kosove nuk ka”, tha ai për RTK.

    Po ashtu, ai ka edhe një mesazh për të gjithë ata që jetojnë jashtë vendit e po ashtu edhe për ata që duan të ikin nga Kosova.

    “Kush ka, mirë është me ardh me investu. Ja vlen me ardh me provu. Kurse për këta këtu i them që me punu sa më shumë e me ndërtuar këtë vend . Se në perëndim merr pare ma shumë por ke shpenzime më të larta”, tha ai.

    Kurse bashkëshortja e tij, Safetja, tha se ende i ruan traditat. “Nuk ka qenë e vështire të vendosim që të kthehemi sepse gjithëmonë kemi qenë të mendimit që të kthehemi në Kosovë. Atje jeta nuk me ka pëlqyer sepse isha larg familjes, larg vendit tim. Edhe atje kemi gatuar ushqimet tradicionale, kemi hëngër ushqimet tona tradicionale”, tha ajo.

    Çifti i cili u kthye të jetojë në Koliq të Prishtinës, ka investuar në një biznes në të cilin ka të punësuar 10 punëtorë e që presin më shumë përkrahje nga shteti.

    Artikuj të ngjashëm

    Shqiptarja theret me thikë në Angli, dyshohet se kishte probleme me ish-bashkëshortin

    Kthyen azilin e të moshuarve në “shtëpi bari”, dënohen me 10 vite burg 6 shqiptarët në Angli

    U sulmua në media, Malcolm e mbron ambasadorin e ri të Shqipërisë në Londër: Çdo shqiptar mund të krenohet me të

    Të Fundit

    Vazhdon edhe sot Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Pamje të arinjve që u shfaqën në Shtërpcë, Policia bën apel për kujdes

    Tërmeti tmerron Turqinë: Humb jetën një 14-vjeçare – 69 persona hidhen nga lartësia

    Dy termete godasin Turqinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.