Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Epopeja” e udhëheqësve të UÇK-së me drejtësinë: Kush u lirua e kush u dënua?

    07/03/2025 17:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lufta e krerëve të UÇK-së për çlirimin e Kosovës përfundoi në vitin 1999. Por, një betejë tjetër ata do ta nisnin menjëherë pas përfundimit të saj. Bëhet fjalë për betejën me drejtësinë.

    5, 6 dhe 7 Marsi shënon Epopenë e UÇK-së, periudhën e lavdishme të sakrificës së familjes Jashari për liri. Gazeta Nacionale sjell një përmbledhje të betejave që patën udhëheqës e ish-pjesëtarë të UÇK-së me drejtësinë, atë vendore, por edhe atë ndërkombëtare.

    Krerët e UÇK-së përballë akuzave nga Tribunali i Hagës

    Pak vite kishin kaluar nga lufta. Më saktësisht ishte shkurti i vitit 2003. Njëri nga udhëheqësit më të shquar të UÇK-së, Fatmir Limaj, ishte arrestuar nga Tribunali Ndërkombëtar për krime lufte në ish-Jugosllavi. Ai bashkë me Haradin Balajn dhe Isak Musliun dyshoheshin për krime lufte, trajtim mizor, keqtrajtim dhe krime kundër njerëzimit. Gati dy vjet pas një procesi gjyqësor, Fatmir Limaj dhe Isak Musliu u liruan si të pafajshëm, përderisa Haradin Balaj u dënua me 13 vjet burgim. Ai përfitoi lirimin e parakohshëm nga vuajtja e dënimit, në vitin 2013.

    Me akuza të njëjta, nga i njëjti Tribunal u akuzua edhe komandanti i UÇK-së për zonën e Dukagjinit. Njëqind ditë pasi mori detyrën si kryeministër, Ramush Haradinaj dha dorëheqje pasi u akuzua për krime të luftës, bashkë me Idriz Balajn e Lahi Brahimajn. Në prillin e vitit 2008, ai u lirua nga të gjitha akuzat. Por, procesi nuk do të përmbyllej këtu. Gjykata e Apelit në Hagë vendosi që të kishte rigjykim të pjesshëm. Edhe pas kësaj, rezultati ishte i njëjtë. Ramush Haradinaj bashkë me Balajn e Brahimajn, u liruan sërish në vitin 2012 nga të gjitha akuzat.

    Një betejë tjetër me drejtësinë, Haradinaj e pati edhe në vitin 2017. Më 4 janar ai u arrestua nga Policia e Francës në Colmar, pas urdhrit për ekstradim nga autoritetet e Serbisë. Por, edhe në këtë betejë ish-kryeministri i Kosovës doli fitimtar, pasi fillimisht u lirua me kusht, e në muajin prill të 2017-s, Franca ia refuzoi Serbisë kërkesën për ekstradim.

    Përballja e krerëve të UÇK-së me drejtësinë vendore

    Haga nuk ishte vendi i vetëm ku ish-udhëheqësi i UÇK-së, Fatmir Limaj, pati përballje me drejtësinë. Një gjë të tillë ai e pati edhe me drejtësinë në Kosovë, por ku gjyqtarët e prokurorë ishin të huaj. Limaj bashkë me nëntë ish-pjesëtarë të tjerë akuzoheshin për krime lufte në rastin që njihej si “Kleçka”. Fillimisht u shpallën të pafajshëm në vitin 2013, e pastaj rasti u kthye në rigjykim. Në një proces maratonik, kryetari i Nismës Socialdemokrate sërish u lirua nga të gjitha akuzat.

    Fatin e Limajt nuk e kishin edhe disa udhëheqës tjerë të UÇK-së. Komandanti Sylejman Selimi ishte dënuar me 7 vjet burgim nën akuzat për torturimin e një të burgosuri civil në qendrën në Likoc. Selimi u lirua me kusht në vitin 2019. Për vrasjen e një të burgosuri fillimisht ishte dënuar edhe Sami Lushtaku. Por, në nëntor të vitit 2016 ai u shpall i pafajshëm për këtë pikë të aktakuzës. Me vendim të Supremes, Lushtaku u lirua më pas nga të gjitha akuzat për krime lufte.

    Dënime pati edhe në rastin “Drenica 2”. Isni Thaçi, Zeqir Demaku e Jahir Demaku u dënuan me nga 6 vjet burgim. Kurse Agim, Driton, Bashkim e Selman Demaj dhe Fadil e Nexhat Demaku, u dënuan me nga 3 vjet burgim.

    Beteja e fundit me drejtësinë – sërish në Hagë

    Haga sërish po del të jetë kryeqendër e zhvillimeve që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kësaj radhe, atje po zhvillohen procese në Dhomat e Specializuara, që u miratuan nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.

    Kupola e UÇK-së që mbante emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po ngarkohen me akuza për krime të luftës. Krerët e UÇK-së që u arrestuan në nëntor 2020, qëndruan gati 3 vjet pa gjykim në paraburgim. Aktualisht, procesi duket drejt fundit. Në muajin prill, Prokuroria e Hagës ka planifikuar t’i përfundojë dëshmitarët e saj. Më pas, do të jetë radha e avoatëve.

    Po në Hagë, Salih Mustafa, para pak ditësh u dënua përfundimisht me 15 vjet burg, nën akuzat për krime të luftës.

    Për krime lufte nga Gjykata Speciale, u dënua edhe Pjetër Shala. Komandant Ujku u dënua me 18 vjet burg, dhe rasti është në duart e Apelit.

    Përveç tyre, Specialja dënoi për pengim të drejtësisë Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn, Haxhi Shalën, Ismet Bahtijarin e Sabit Januzin. Së fundmi ka një aktakuza të dytë ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë. Bashkë me të në akuzat e Speciales janë edhe Isni Kilaj, Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj e Hajredin Kuçi.

    Gjykata Specialje llogaritet si beteja e fundit e krerëve të UÇK-së me drejtësinë ndërkombëtare.

    Artikuj të ngjashëm

    Ish-ushtari i UÇK-së që jeton në mal që 10 vite: Tre muaj kam hangër çka m’ka dhënë natyra

    Ish-ushtari i UÇK-së nga Skenderaj shpëton një 4-vjeçar nga aksidenti: I dua fëmijët, sepse 15 vite nuk kam pasur fëmijë

    “Me dy të rame e mori atë që e meritonte” – Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen se si e rrahu Milan Radoiçiqin në Gjakovë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.