Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Enver Petrovci pjesë e filmit propagandistik serb kundër Kosovës “Konsulli rus”, prodhim i vitit 2024

    27/03/2024 14:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Aktori Enver Petrovci është pjesë e filmit më të ri serb të titulluar ‘Konsulli Rus’.

    Filmi ‘Konsulli Rus’, është prodhim i Serbisë i vitit 2024. Në këtë film bëhet propagandë e pastër serbe, se kinse shqiptarët e Kosovës kanë dëbuar serbët nga Kosova dhe kanë përdorur dhunë.

    “Në këtë film bëhet fjalë për një personazh, i cili është psikiatër serb, i quajtur Ilija Jugoviq, pas vdekjes së pacientit të tij në Beograd, shkon në Prizren të Kosovës, nën dënimin e Partisë, ku punësohet si mjek i përgjithshëm në një spital lokal. Atje ai takohet me profesorin e historisë Ljubo Bozhovic, të vetëshpallurin “Konsull rus”, një pacient me sa duket me probleme psikike, i cili pretendon se së shpejti “Rusia do të bëhet përsëri Rusi, dhe Kosova do të bëhet sërish serbe”. Kundër tij kthehen të fuqishëm shqiptarë vendas, separatistë të fshehur, gjithashtu anëtarë të Partisë Komuniste dhe kuadro në poste. Më i fuqishmi prej tyre, Halit Berisha, i dëbon serbët nga Kosova me presione të ndryshme mizore: ushtron dhunë ndaj fëmijëve serbë nëpër shkolla, frikëson popullatën vendase, i pengon ata të marrin kujdesin shëndetësor, ngacmon familjet, u fut atyre pasiguri dhe ankth. Pra, radha i ka ardhur Ljubo Bozovicit, të cilin Berisha po tenton ta nxjerrë nga shtëpia dhe ta largojë nga Kosova.

    “Konsulli rus” refuzon të shesë shtëpinë dhe përplaset me Berishën. Doktor Ilija Jugoviq qëndron nën mbrojtjen e tij…”, thuhet në sinopsisin e këtij filmi, i cili duket qartë se është i mbushur tej mase me propagandë.

    Pjesë e këtij filmi pra është edhe aktori kosovar Enver Petrovci, i cili edhe shihet në foton më poshtë se është pjesë e ekipit të aktorëve kryesor.

    Aktori Enver Petrovci e ka trazuar opinionin publik me gjuhën e tij kontroverse gjatë një interviste në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin” në RTK, ku ka fyer ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deklaratat e Petrovcit shkaktuan reagim të ashpër gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Metro.

    Teksa ka folur me terma superlativë për kryeministrin Albin Kurti, Petrovci me një gjuhë përçmuese tha se “këta të tjerët lufta i ka bërë”, duke shtuar se pa luftë ata do të ishin “do mësuesa, do bodyguarda”.

    “Këta të tjerët i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurrë gjë s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa, do badigarda. Kurrë gjë s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujtë me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, ka thënë Petrovci.

    Artikuj të ngjashëm

    Petrovci: Dy veta më shanë tuj hy në barnatore, nuk u afruan se i kisha rrehë – unë jam i fortë

    Përlotet Enver Petrovci: Po më godasin, nuk e kam përmendur UÇK-në hiç

    “I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit”, Adelina Ismaili reagon rreth deklaratës së aktorit Enver Petrovcit

    Të Fundit

    Dy takime, agjenda e presidentes Osmani për ditën e diele

    Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor

    Teksa Luis Enrique po fliste për vajzen e tij të ndjerë, gazetarja italiane nuk mund t’i ndalte lotët

    Tentim grabitje në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore

    Shtetases së huaj në Malishevë i vidhet në veturë çanta me dokumente dhe para

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.