Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar për situatën me zjarret në fshatrat e Malishevës dhe Suharekës, duke thënë se ato nuk janë ndalur as dje e as sot.
Ai ka kritikuar institucionet për mosveprim, duke theksuar se “askush nuk po ndërmerr asgjë” për të ndalur përhapjen e flakëve.
“Zjarret 🔥 në fshatrat e Malishevës dhe Suharekës nuk janë ndalur dje e as sot, dhe askush nuk po ndërmerr asgjë”, shkruan Hoxhaj.