
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, deputeti nga PDK, Enver Hoxhaj, është nisur drejt Hagës, atje ku sot do të mbahet protesta e thirrur në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi të cilët ndodhen në një proces të tejzgjatur gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Përmes një videoje të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, Hoxhaj ka treguar se po niset drejt Hagës për të mbrojtur vlerën më të shenjtë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sollën lirinë e pavarësinë e Kosovës.
“Drejt Hagës, në mbrojtje të vlerës më të shenjtë, UÇK-së!”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.
Video e plotë: