Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Enver Hoxhaj: Me Qeverinë Kurti, izolim, sanksionim dhe degradim i Kosovës, duhet ndryshimi më 9 shkurt

    27/10/2024 17:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se qeveria Kurti duhet ta prekë fundin e mjerimit politik për ta kuptuar të vërtetën.

    Ai akuzon Qeverinë se ka izoluar, sanksionuar dhe degraduar vendin, ndërsa shton se ndryshimi duhet të ndodh më 9 shkurt 2025.

    “Ky izolim, sanksionim dhe degradim i Kosovës deri në këtë masë, tregon se te çdo qytetarë duhet të rriten ndërgjegjet politike në atë masë që të gjithë të veprojmë për t’i dhënë fund mjerimit politik të Kosovës, duke mbështetur ndryshimin politik që është i domosdoshëm dhe i pashmagshëm të ndodhë me 9 shkurt 2025”, shkruan Hoxhaj.

    Postimi i plotë i Hoxhajt:

    Qeveria Kurti duhet ta prekë fundin e mjerimit politik për ta kuptuar të vërtetën. Kjo është treguar rregullisht gjatë katër viteve të fundit, por, gjatë kësaj jave u tregua prapë me dy ngjarje!

    E para, ka të bëjë me vizitën e djeshme të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, së cilës Kryeministri ia kërkoi heqjen e sanksioneve ndëshkuese të BE-se dhe gjithashtu i kërkoi që Kosova të marr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian! Von der Leyen nuk u përgjigj fare mbi këto kërkesa, duke bërë të qartë që sanksionet mbesin në fuqi, por edhe që Kosova nuk e merr statusin e kandidatit, për të cilën aplikoi para dy vitesh, por askush nuk e shqyrtoi!

    Ngjarja e dytë ka të bëjë me dokumentin strategjik të BE-së të quajtur “Agjenda e Reformave” dhe që u bë publik këtë javë! Kur e lexon këtë dokument udhëzues të Komisionit Evropian për zgjerim drejt Ballkanit, ajo që bie në sy është që fjala “anëtarësim” është fshirë në pjesët kyçe të tekstit në rastin e Kosovës, përderisa përmendet në mënyrë të qartë në rastin e të gjitha vendeve të tjera të rajonit! Përderisa për vendet tjera të Ballkanit, “Agjenda e Reformave” duhet të “forcojë aftësinë e vendit për të marrë obligime që burojnë nga anëtarësimi në BE”, për Kosovën, edhe këtu Komisioni Evropian nuk ka kurrëfar pritje.

    Ky izolim, sanksionim dhe degradim i Kosovës deri në këtë masë, tregon se te çdo qytetarë duhet të rriten ndërgjegjet politike në atë masë që të gjithë të veprojmë për t’i dhënë fund mjerimit politik të Kosovës, duke mbështetur ndryshimin politik që është i domosdoshëm dhe i pashmagshëm të ndodhë me 9 shkurt 2025!

    Artikuj të ngjashëm

    Hoxhaj takohet me ministrin sirian: Njohja e vendit tonë mbetet prioriteti im

    Hoxhaj në Tiranë: Diaspora shqiptare është zgjerimi ynë natyral në Evropë dhe botë

    Hoxhaj: Kosova s’duhet të ndjekë qasje naive në raport me Ukrainën dhe Perëndimin

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.