Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Enver Hoxhaj: Kurti e Osmani i takojnë historisë, më 9 shkurt do të ndodhë ndryshimi politik

    20/11/2024 16:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se vendi ka dalë nga binarët në politikën e jashtme dhe dialogun me Serbinë për shkak të politikave të kryeministrit Albin Kurti e presidentes Vjosa Osmani.

    Ai citohet të ketë thënë se më nëntë shkurt do të ndodhë ndryshimi politik, duke shtuar se kjo do të bëhet me fitoren e PDK-së.

    ‘’Çfarëdo që thotë presidentja Osmani përtej respektit për pozitën që mbanë dhe kryeministri Kurti, këta të dy më i takojnë historisë. Në Kosovë do të ketë zgjedhje me 9 shkurt dhe duhet të ketë një shumicë të re parlamentare, duhet të ndodh ndryshimi politik. Ndryshimi politik do të jetë fitorja e PDK-së dhe partive që e udhëheqin Qeverinë në të ardhmen. Natyrisht që për tema dhe për çështje të dialogut Kosovë-Serbi unë sa kam qenë në pozitën e ministrit të jashtëm e them edhe sot që është e nevojshme që të ketë konsensus politik. Mund të merremi vesh se si t’i qasemi dialogut. Por, nuk i marrë shumë seriozisht deklaratat që mund t’i bëjë sot presidentja, kryeministri meqë afati i tyre ka skaduar dhe më 9 shkurt do të ketë një Qeveri të re e cila do të udhëheq këtë vend. Do ta rikthen Kosovën në binarë dhe do të sheh se si çështjen e njohjen së ndërsjellë të marrëveshjes obligative ligjore, të përmbylljes së shtet ndërtimit të Kosovës ta kenë vëmendjen kryesore pas 9 shkurtit të vitit 2025.” – ka thënë ai.

    Tutje, ai ka folur edhe për dialogun dhe marrëveshjet e arritura në vitin 2023.

    ‘’Ajo që duhet të kemi në konsideratë është që kryeministri Kurti i ka thënë po marrëveshjes së Brukselit, i ka thënë po aneksit të Ohrit dhe i ka thënë gjithashtu po propozimit Evropian për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Prandaj edhe cdo deklaratë që bëhët, coftë nga ambasadori Amerikan në Beograd, coftë nga përfaqësuesit e BE-së në Bruksel apo kudo tjetër në perëndim, duhet ta din qytetarët e Kosovës dhe opinion publik se këto janë obligime të cilat i ka marrë zoti Kurti dhe të mos krijohet përshtypja se neve po na u bëhet diçka e padrejtë, kur ka qenë kryeministri Kurti ai i cili me draft-statutin e Asociacionit që është një autonomi territoriale dhe pothuajse një rregullim konferedativ i Kosovës. Ia ka bërë një dëme kolosale Kosovës me marrëveshje të Brukselit që e largon njohjen e ndërsjellë dhe marrëveshjen obligative ligjore e ka bërë dëmin e dytë të madh kolosal Kosovës, prandaj edhe kur merr obligime të tjerët kërkojnë që këto obligime duhet të zbatohen, raporton rtv 21.

    Në atë moment që kryeministri Kurti i ka thënë po marrëveshjes së Brukselit i ka thënë po aneksit të Ohrit në marsin e 2023, i ka thënë po në nëntorin e 2023 draft-statutit të Asociacionit që është propozim i BE-së dhe të gjitha këto janë të vendosura në raportin e progresit dhe në mekanizmin e Kosovës për tu anëtarësuar në BE, janë obligime të pashmangshme. Por, ajo se çfarë ne do të duhet të shohim është se si Qeveria e ardhshme ta ndërtojmë një metodë dhe metodologji që njohja e ndërsjellë e Kosovës të jetë në fokus të dialogut dhe që kërkesa e partnerëve tanë ndërkombëtar për ta themeluar asociacionin të shkon paralelisht me përmbushjen e kërkesës së Kosovës për ta njohtë Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur. Me fjalë të tjera, për ne si opozitë dhe si PDK nuk ka Asociacion pa e njohtë Serbia Republikën e Kosovës dhe pa vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën.” – citohet se ka thënë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Hoxhaj takohet me ministrin sirian: Njohja e vendit tonë mbetet prioriteti im

    Hoxhaj në Tiranë: Diaspora shqiptare është zgjerimi ynë natyral në Evropë dhe botë

    Hoxhaj: Kosova s’duhet të ndjekë qasje naive në raport me Ukrainën dhe Perëndimin

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.