Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë

    06/09/2024 10:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka dorëzuar kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj Dekanit të Juridikut, Avni Pukës.

    Hasani e ka ngritur kallëzimin penal ndaj Pukës për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe buxhetit lidhur me pagesat e pagave që ia kishte bërë Hasanit, që ndodhej për shërim jashtë vendit.

    “Si person përgjegjës, përkatësisht Dekan i FJ të Universitetit “Hasan Prishtina” (UP), ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim që t’i shkaktoj dëm buxhetit të Kosovës, ngase ka nënshkruar raportet mujore për pagesa edhe për tani kallëzuesin, i cili ndodhej në shërim jashtë vendi, nga shtatori 2023 deri në shkurt (dhe më tutje pas terapisë imunizare deri në gusht 2024), duke i urdhëruar shërbimit të financave (me nënshkrimin e raporteve), që për gjithë këtë periudhë kohore që ka munguar tani kallëzuesi d.m.th për vitin akademik 2023/2024, të paguhet me pagë të plotë dhe më këtë, ka dëmtuar buxhetin e Kosovës pnë shumë prej 15.171.29 euro. Me çka kishte kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, të parashikuar nga neni 414 par.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në kallëzimin, që ka ardhur në adresë të Gazetës Express.

    Kallëzimi vjen disa ditë pasi Puka e dërgoi Hasanin në Këshill të Etikës pikërisht për këtë çështje, duke e akuzuar se nuk ka mbajtur asnjë ligjëratë gjatë vitit akademik 2023/2024 dhe se e ka vënë në lajthim Fakultetin Juridik, duke u kompensuar për normë e mbinormë pa mbajtur mësim në shumë mbi 15 mijë euro. Por, Hasani thotë se Puka vetë ka nënshkruar për orët e mbajtura nga profesorët.

    Në arsyetim, Hasani ka thënë se gjatë vitit akademik 2023/2024 ai ka qenë në Helsinki për shërim, pasi ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë, për çka thotë ta ketë njoftuar Rektorin e UP’së, Qerim Qerimi. Edhe për Pukën thotë se e ka ditur se ndodhej për shërim jashtë vendit.

    Lidhur me pagesat, Hasani ka thënë se ato janë bërë me urdhër të Pukës.

    “Asnjë pagesë në FJ, kur kemi të bëjmë stafin akademik nuk mund të ekzekutohet në financa pa nënshkrimin e Dekanit. Dekani i nënshkruan dhe lejon pagesën, vetëm mbi bazën e raporteve që ia sjellin të nënshkruara personalisht profesorët, e jo dikush tjetër”, thuhet në arsyetim.

    “Arsyetimi i të dyshuarit, “se nuk e paska ditë që unë mungoj”, është broçkull, me qëllim që ky të shpëtoj nga përgjegjësia penale, ose për të më shkaktuar dëm mua përmes shantazhit të vazhdueshëm ndaj meje që unë të mbyllë gojën në publik dhe most ë denoncoj në vazhdimësi faktin që ai nuk ka diplomë valide të doktoratës, të fituar gjoja në një universitet në Itali…”.

    Sipas Hasanit, në çdo raport kolegët kanë shënuar “për Enver Hasanin”, për të treguar mungesën e tij.

    “Nga arsyet e parashtruara më sipër, konsideroj se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që ndaj të dyshuarit të fillohen hetimet, për faktin se duke e ditur që unë ndodhem në shërim, i ka urdhëruar shërbimit të financave për çdo muaj që të paguhen pagat në xhirollogarinë time edhe pse unë s’i kam mbajtur orët se kam qenë në shërim”, thuhet në kallëzim.

    Ndryshe, para dy javësh,  Puka e ka dërguar në Këshill të Etikës dhe e  akuzuar Hasanin se nuk ka mbajtur asnjë ligjëratë gjatë vitit akademik 2023/2024 dhe se e ka vënë në lajthim Fakultetin Juridik, duke u kompensuar për normë e mbinormë pa mbajtur mësim.

    “Me datën 16.05.2024 nga zyrtari për mësim është konfirmuar se z.Hasani nuk ka mbajtur mësim gjatë gjithë vitit akademik, ndërsa nga Prodekani për mësim është konfirmuar se raportet e orëve për mbajtjen e ligjëratave në emër të z.Hasani janë dorëzuar çdo muaj në adresën elektronike mësimi.juridik@uni-pr.edu (sikurse i gjithë personeli tjetër akademik i fakultetit) dhe mbi këtë bazë janë përgatitur raportet për pagesën e orëve në kuadër të normës e mbinormës dhe janë proeceduar me rregull nga ana e Zyrës së  Dekanit. Në këtë mënyrë , z.Hasani ka vënë në lajthim dhe ka mashtruar gjatë gjithë kohës Zyrën e Dekanit të Fakultetit Juridik, duke mos e njoftuar asnjëherë për mungesën dhe mos mbajtjen e ligjëratave”, thuhet në dokument.

    Artikuj të ngjashëm

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Të Fundit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Publikohet audioincizimi nga CNN, Trump: I thashë Putinit se do të bombardoja Moskën nëse pushton Ukrainën

    NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.