Magazina
Engjëllusha nis jetesën në Zvicër, ndan foto krah Mërgimit

Pas një sezoni të ngjeshur me dasma, këngëtarja e njohur Engjellusha Salihu ditë më parë ka udhëtuar drejt Zyrihut, aty ku jeton bashkëshorti i saj, Mërgimi.
Çifti, i cili kurorëzoi dashurinë në muajin korrik me një dasmë madhështore, tani po shijon kohë të bukura pranë njëri-tjetrit.
Ditën e sotme, Engjellusha ka ndarë dy foto në “Instagram Story”: në njërën shihet krah Mërgimit, ndërsa në tjetrën ka ndarë pamje nga qendra e Zyrihut.

Pas një sezoni me angazhime muzikore, Engjëllusha tashmë po i kushton kohë vetes dhe jetës familjare