Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Enciklopedia imagjinare” – Autori i librit thotë se frymëzua në kohën sa ishte në Burgun e Nishit

    07/05/2024 12:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Frymëzimi për ta shkruar librin “Enciklopedia imagjinare” ishte qëndrimi në burgun e Nishit. Kështu e nis rrëfimin e tij autori njëherësh profesor universitar, Bajram Kosumi.

    Në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, të martën u mbajt takim me autorin, ku theks të veçantë i dha përmbajtjes së librit.

    “Idenë e librit e kam krijuar në qelitë e burgut. Provoja me zbulu një model të ri të shkrimit, kur ti e përdor një fjalë, me kusht që lexuesi me i kuptu shumë fjalë tjera. Kjo është e pamundshme, por për mua ia ka vlejte tendenca me provu dhe me e zbulu për të cilën kam provu me i vendos pak më shume së 500 fjalë, që besoj e paraqesin në mënyrë të përkryer shpirtin e një njeriut dhe të shqiptarit pastaj edhe shpirtin e ballkanasve”, tha Kosumi.

    Ai tha se synimi i tij ka qenë me përmbledh qëllimin e një njeriut në një libër.

    “Kam menduar se kjo vepër do krijoj një fotografi për kompliksitetin e vetë, enciklopedia dallohet nga pjesë tjerë sepse ka qëllimin e saj. Synimi im ka qenë me përmbledh qëllimin e një njeriut në një libër”, tha Kosumi.

    Ndërsa, sa i përket asaj së pse libri quhet edhe postroman, profesori tha se ka elemente të romanit, të tregimit, andaj ai e ka lidhur edhe me kohën e kaluar dhe të sotmen.

    “Enciklopedia nuk është roman as antiroman. Ka elemente të romanit të tregimit, ka elemente të eseve, ka një kompleksitet të diskurseve dhe zhanreve, por në sfond ndërlidhen, unë e kam përdorur termin postroman që ndërlidhet me postmodernen”, tha prof Kosumi.

    I njëjti, tha se qëndrimi në burg i shkëput të burgosurit nga realiteti, dhe ajo që ata lidhen me të është letërsia, e që e njëjta gjë i ka ndodhur edhe autorit e me ç’rast nga eksperienca gjatë qëndrimit në burg sot e ka inspiruar në botimin e këtij libri.

    “Në burgje, pa përjashtim kur nuk je në vetmi, unë shkruaja poezi për të cilat e dije se pas tre katër muajve do me i marrin dhe i zhdukin. Por, prapë mendoja se do gjeja formën e mbijetesës. Kjo është ajo që kam mësuar se gjithçka mund të zhduket përveç fjalës”, tha profesori.

    Artikuj të ngjashëm

    23 prilli Dita Botërore e Librit – kjo datë lidhet edhe me disa shkrimtarë të famshëm

    Vështrim për romanin, “Ecje nëpër furtunë”

    Dita botërore e librit

    Të Fundit

    Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

    Lladrovci: S’ka bir nëne që më heq nga PDK-ja

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

    Sot mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.