Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Emri i Haxhiut për kryeparlamentare, Sejdiu: Edhe Glauku e di që kjo punë është hajgare

    01/05/2025 19:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti politik, Dardam Sejdiu në emisionin “DPT te Fidani” ka folur rreth ngërçit që e ka kapluar Kuvendin e Kosovës, pasi sot ishte përpjekja e nëntë për ta konstituuar këtë institucion, mirëpo që prapë një përpjekje e tillë dështoi.

    Lidhur me propozimin e njëjtë të Lëvizjes Vetëvendosje, pra Albulena Haxhiun si kryekuvendare, Sejdiu thotë se kjo punë është pak hajgare.

    Madje, ai citon edhe Glauk Konjufcën, i cili pati thënë se “është bërë lexues i mirë i propozimeve”, pasi të gjitha i ka njësoj.

    “Sot Memli e ka bërë një hap tejet interesant, dhe po besoj të matur politikisht. Sepse e ka ftuar në takim, dhe ka shkuar në takim. Memli ka treguar gatishmëri për me fol. Nëse rruga që ma propozon është rruga që shtatë herë nuk ta kam pranuar, domethënë ti ke dashtë veç me bë një tik si kryeministër në detyrë. Me thanë ‘po e takova, edhe i thash Albulena’. Bile edhe Glauku bëri hajgare me mënyrën, jom bo tha ‘lexues i mirë i propozimeve’, domethënë edhe Glauku po e dinë që kjo punë është pak hajgare”, tha Sejdiu.

    Artikuj të ngjashëm

    Katër skenarë në tavolinë për zhbllokimin e Kuvendit, Sejdiu tregon se çka na pret dhe çka na duhet

    Sejdiu: Njerëzit në Kosovë e kanë të paqartë të ardhmen, kjo si pasojë e traumave nga elita politike

    Sejdiu: Kur Albulena Haxhiu thotë shkojmë në zgjedhje, duhet të merret shumë seriozisht

    Të Fundit

    Reagon Koci: Pas vendimit të Kushtetueses, bllokada ka emër – Albin Kurti

    Kryeqyteti njofton për dy linja të reja të autobusëve

    Vodhi disa herë në të njëjtin market, arrestohet 34-vjeçari pasi kapet në flagrancë nga pronari

    Deputeti i vetëm shqiptar, Shaip Kamberi bojkoton punimet në Parlamentin e Serbisë

    Pas prishjes me Kurtin, Taravari foto me Ramën: Me kryeministrin që e sjell Evropën kaq afër Ballkanit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.