Një histori që kishte me heroin e kombit Afrim Zhitia, e ka emocionuar në studion e emisionit “n’Demos”, ish-anëtarin e Shtabit të UÇK-së, Adem Grabovci.
Ai ka treguar se cila bisedë me të u bë shkak që sa herë që e kujton e tradhtojnë lotët.
“Kur na patën dërgu në Prishtinë, e patën sjellë në automjetin tonë Afrim Zhitinë, unë isha i lidhur me një palë pranga vetë. Afrimi ka qenë i ri në atë kohë, më lidhën me pranga e më shikoi, kem fillu me Afrimin pastaj, jemi nis për Serbi, kur kem shku tek fshati Llugë i Podujevës, ai na u drejtua, na tha shokë ky është fshati im i lindjes, për mua ai moment është i paharruar, edhe në fund të fundit ishim të moshës së re, rreth 23-24 vjeç. I thash, Afrim po na dërgojnë por nuk do të na mbajnë, do të kthehemi edhe ne në Lluga e në Kosovë, për të vazhduar aty ku kemi mbet. Me Afrimin edhe në Burgun e Pozhorecit jemi takuar, ka qenë më i riu, por nga qëndrimi e idealet ka qenë më i pathyeshmi, ka qenë shembull për të gjithë”, ka deklaruar Grabovci.
Intervista e plotë: