Në Klinë janë mbajtur homazhe për tetë viktimat e luftës që bënin pjesë në Listën e Personave të Zhdukur, e që do të rivarrosen të premten.
Të pranishëm ishin një mori njerëzish, përfshirë edhe familjarët e martirëve, të cilët shkuan aty për t’u dhënë lamtumirën e fundit.
Familjarët me lot në sy bënë homazhe për më të afërmit e tyre.