Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Emisari Lajçak: Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë zbatimin e marrëveshjes për normalizim deri në fund të vitit

    15/09/2023 16:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Procesi i zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të fillojë këtë vit, përndryshe mund të humbasin disa vite përpjekje. Kështu deklaroi përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, gjatë një takimi me gazetarë të premten.

    Në një intervistë për TASR, diplomati sllovak kujtoi se procesi i normalizimit të marrëdhënieve arriti një “pikë kthese” pasi të dyja palët në shkurt dhe mars në Ohër ranë dakord për dokumentet thelbësore që çojnë në normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

    “Megjithatë, zbatimi i vërtetë i marrëveshjes nuk ka filluar në gjashtë muaj. Të dyja palët kanë një shkallë të madhe mosbesimi ndaj njëra-tjetrës. Ata thonë më jep atë që meritoj dhe pastaj do të bëj atë që është e nevojshme”, ka thënë Lajçak.

    Kjo është arsyeja, shtoi Lajçak, pse BE-ja paraqiti një propozim prej shtatë pikash që lejon të dyja palët të vazhdojnë paralelisht. Shembull, nëse Prishtina do të fillojë të negociojë garancitë për serbët në veri të Kosovës, Serbia gradualisht do të fillojë të përmbushë obligimet e saj.

    Sipas Lajçak, propozimi i BE-së është transparent dhe i matshëm, dhe se mund të ndalet në çdo kohë nëse njëra palë nuk përmbush detyrimet e saj.

    Ai i cilësoi të vështira negociatat e së enjtes mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Derisa Kurti e hodhi poshtë propozimin e ri të BE-së, Vuçiq e pranoi atë.

    “Kurti këmbëngul për një dokument që de-facto fillon se ai do ta shtyjë këtë agjendë në plan të dytë. Jam i bindur se marrëveshja e Ohrit është dokumenti më i mirë. Të dyja palët e pranuan dhe do të ishte turp nëse do të binte në pluhur. Në atë rast, ne presim më shumë konflikte, përshkallëzim të tensionit dhe ndoshta më shumë dhunë në veri të Kosovës”, ka deklaruar Lajçak.

    Siç ka njoftuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, Lajçak veçse ka nisur raportimin për zhvillimet në Bruksel te shtetet anëtare të BE-së.

    Mbetet të shihet, tha Stano, se çka do të ndodh më tutje.

    “Pas takimit të djeshëm jemi në një situatë që sigurisht që është serioze, Borrell është në dijeni për këtë. Përfaqësuesi Lajçak pas këtij rundi të dialogut ka shkuar te shtetet anëtare dhe ka informuar ato dhe ne do të informojmë shtetet anëtare sërish në nivele të ndryshme për atë çka ka ndodhur. Më pastaj, shtetet anëtare do të vendosin çka do të ndodh pastaj”, deklaroi ai në një konferencë për media, të premten, një ditë pas takimit

    Artikuj të ngjashëm

    Lajçak takon shefin e EULEX-it në Bruksel, flasin për sigurinë në Kosovë

    Kryenegociatorët në takime dypalëshe në Bruksel, a do të zhvillohet ai trepalësh?

    Bislimi takohet sot me Lajçakun

    Të Fundit

    Duke e lagur me ujë në kokë, dalin pamje të rënda: Agon Zejnullahu u fut me pranga në ambulancë – VIDEO

    ”Jam thellësisht i prekur” – Ministri Sveçla reagon për vdekjen e Agon Zejnullahut: Askush nuk është mbi ligjin

    Vëllai i Agonit: Nëse nuk e merr shteti në dorë, ne kemi me marrë këtë rast

    “Ta shohim cilit po i del ma i mirë”, Kurti e Peci prejnë bostan në Suharekë – kujtë i doli më i mirë?

    Maqedonci pret homologun zviceran, theksohet rëndësia e diasporës dhe bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Zvicrës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.