Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Emigrantët e parë që mbërritën në Shqipëri rikthehen në Itali 

    19/10/2024 22:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dymbëdhjetë emigrantët e parë që u vendosën në qendrën e sapohapur të përpunimit të dokumenteve për azil në Gjadër të Shqipërisë, u rikthyen në Itali pas një vendimi të marrë të premten nga një gjykatë në Romë.

    Vendimi shënon goditjen e parë ndaj një marrëveshjeje pesëvjeçare mes Italisë dhe Shqipërisë.

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka cilësuar marrëveshjen një “model” të ri në trajtimin e çështjes së migracionin të paligjshëm.

    Por Gjykata e Romës e hodhi poshtë vendimin për ndalimin e 12 emigrantëve, duke argumentuar se ata nuk mund të kthehen në vendet e origjinës, në Bangladesh apo Egjipt, duke i konsideruar ato si vende jo të sigurta.

    Italia ka pranuar të mirëpresë emigrantë që do t’u jepet azil, ndërsa ata të cilëve u refuzohen aplikimet, përballen me deportim direkt nga Shqipëria.

    Një anije e marinës italiane mori 12 emigrantë nga porti i Shëngjinit, të cilët mbërritën atje këtë javë. Më parë katër migrantë u kthyen mbrapsh nga personeli i qendrës, 2 për arsye shëndetësore dhe dy sepse ishin të mitur.

    Sipas ligjit italian vendimet mbi të cilin është ndaluar çdo emigrant duhet të shqyrtohet nga gjykatat speciale të migracionit.

    Zonja Meloni kritikoi vendimin e gjykatës duke shtuar se konsiderimi i vendeve të tilla si Bangladeshi dhe Egjipti si të pasigurta, do të thotë që gjithë emigrantët do të pengohen të bëhen pjesë e programit me Shqipërisë, duke e bërë atë të praktikisht të pazbatueshëm.

    Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi tha se qeveria do ta apelojë vendimin.

    Duke folur me gazetarët gjatë një udhëtimi për në Liban, Meloni tha se do ta diskutonte këtë çështje gjatë një mbledhje me kabinetin e saj të hënën.

    Artikuj të ngjashëm

    Tragjike në Itali: Vajza 9 vjeçare nga Maqedonia e Veriut humb jetën në lumë

    Amir Rrahmani dhe Napoli shpallen KAMPIONË të Italisë

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni uron Ramën për fitoren

    Të Fundit

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.