Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Emërimi i Rutte në krye të NATO-s vlerësohet lajm i mirë për Kosovën

    01/10/2024 22:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kryeministri holandez, Mark Rutte edhe zyrtarisht e ka pranuar postin e Sekretarit Gjeneral të NATO-s. Njohësit e çështjeve vlerësojnë se ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe Shqipërinë, por shprehën të rezervuar për njohuritë e tij ushtarake.   

    E mori pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, në një kohë shumë sfiduese për aleancën më të fuqishme në botë.

    Por ish-kryeministri më jetëgjatë në historinë e Holandës, Mark Rutte, tha se mezi po pret të fillojë më punën e re pavarësisht sfidave të shumta që e presin atë në krye te aleancës Veri-Atlantike.

    Emërimi i diplomatit holandez në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s po shihet si lajm i mirë për Kosovën  nga njohësit e çështjeve politike.

    Profesori universitar Abit Hoxha, thotë se Rutte është një mik i afërt i Kosovës, mirëpo anëtarësimi i vendit në strukturat Veri-Atlantike nuk varet vetëm prej tij.

    Tutje, Hoxha shprehet kritik me diplomacinë kosovare dhe thotë se me këtë qasje të qeverisë Kosova i ka dyert e mbyllura në NATO.

    “Ish-kryeministri i Holandës ka pasur një politikë gjithmonë pro-aktive për Kosovën. Mund të themi sa ai ka qenë ndër miqtë më të mirë të Kosovës brenda BE-së, por hapja e dyerve të tjera për Kosovën nuk varet shumë prej tij. Ai në krye të NATO-s vetëm do t’i transmetojë politikat të cilat bëhen prej shteteve anëtare të Aleancës. Në anën tjetër gjithashtu ky proces varet edhe nga vet Kosova që por momentin nuk po arrin të bëjë progres të mjaftueshëm”, tha profesori Abit Hoxha.

    Megjithatë analisti politik, Ben Andoni, është më skeptik sa i përket emërimit të Mark Rutte si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, për shkak të profilit të tij politik.

    “Unë mendoj se është lajm i mirë për Kosovën dhe Shqipërinë por jo edhe për botën. Unë konsideroj se në këto momente NATO-s i duhet një personalitet i cili do të kishte atribute afër luftës. Në këtë pozitë më mirë do të ishte dikush që ka formim ushtarak. Ju i keni parasysh kërcënimet e sotme janë kërcënime reale të Rusisë”, tha analisti politik, Ben Andoni.

    Gjatës ditës, krerët e shtetit e kanë uruar Rutten për marrjen zyrtarisht të detyrës së sekretarit gjeneral të NATO-s.

    Shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë me të dhe me Aleancën në të cilën Kosova aspiron që një ditë t’i bashkohet

    Artikuj të ngjashëm

    Trumpit i pëlqen nofka që i dha Rutte, e përdor pas kthimit në Amerikë: Babai është në shtëpi

    Kosova në qendër të vëmendjes në Samitin e NATO-s

    Zelensky pas takimit me Trumpin: Putini sigurisht se s’po fiton

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.