Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se situata e sigurisë në veri të Kosovës është delikate, por e qetë.
Në lidhje me protestat e qytetarëve serbë që u mbajtën më 02.09.2024 dhe më 03.09.2024 para objekteve të strukturave palale në veri me qëllim të kthimit në punë në këto instuticione, Policia thotë se “i ka blinduar këto komuna” dhe se më 04.09.2024 nuk ka paralajmëruar ndonjë protestë.
“Situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë, është delikate duke marrë parasysh zhvillimet prej dy vitesh e këndej. Sidoqoftë situata është e qetë, Policia vazhdon të kryejë shërbimet e veta ndaj qytetarëve të veriut të vendit” tha Elshani.
“Kishim disa tubime të njerëzve dje dhe pardje përballë komunave që i kemi marrë dhe i kemi blinduar me urdhër të prokurorit. Mirëpo sot nuk ka ndonjë protestë, ndonjë problem. Policia është duke mbledhur dëshmi prej këtyre ndërtesave. Është duke u kryer puna sipas ligjit ashtu siç parashihet” – ka thënë Elshani për Kallxo.