Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Elshani për Banjskën: Urdhri ka qenë të qëllohet çdo person me uniformë dhe i armatosur

    08/08/2024 14:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka folur për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

    Në diskutimin me qytetarë serbë në Komunën e Mitrovicës së Veriut për çështjen e hapjes së urës së Ibrit, Elshani foli për profesionalizmin e Policisë, ndërsa u ndal te rasti i Banjskës.

    Ai tha se urdhri ka qenë të qëllohet çdo person me uniformë dhe me armë, por jo nëse shihen duke u futur në shtëpi.

    “Në Banjska nuk ka qenë sukses që na e kemi vra dikë, sepse ne nuk kemi shku me e vra askënd. Suksesi ma i madh në Banjska ka qenë që nuk ka pasë viktima civile. Dhe qysh bëhet ajo? Me trajnime, me profesionalizëm, me pajisje, duke tentu me i rujtë njerëzit. Urdhri atë ditë ka qenë: e sheh një person me uniformë, me armë, ke me e gjujtë; nëse e sheh tu hy brenda në shtëpi, s’ke me e gjujtë, se s’di çka ka në shtëpi. Dhe ashtu na ka dalë, na kanë dalë gra, pleq, plaka dhe të gjithë ata kanë qenë në gjendje të mirë”, tha ai.

    Elshani tutje shtoi se janë “shumë afër qytetarëve” në veri të vendit.

    Artikuj të ngjashëm

    Vazhdon edhe nesër seanca për rastin “Banjska”, krejt çka u dëshmua sot

    Nesër mbahet seanca e radhës në rastin ‘’Banjska’’

    Dëshmitari i Banjskës: Afrim Bunjaku kishte plagë të madhe në fyt

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.