Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Elshani: Ne kërkuam që FSK të vinte në Ujman për ndihmë – Policia ndodhej aty kur mërgimtari kërceu në ujë

    29/07/2025 10:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Forca e Sigurisë së Kosovës ndodhet pas shumë vitesh në veriun e vendit, tek Liqeni i Ujmanit për të ofruar ndihmë në misionin e kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupit të mërgimtarit Rrahim Latifi i cili nuk arriti të dalë nga Ujmani pasi u hodh aty të dielën në mesditë.

    Në lidhje me të gjitha zhvillimet e sotme, ka folur zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    Elshani tha se ishte kërkesë e Policisë së Kosovës që FSK-ja të vjen për asistencë.

    “Procedura është e tillë që ne fillimisht vijmë në vend të ngjarjes, zakonisht ne qëllojmë të parët këtu pas qytetarëve dhe policët kanë qenë këtu në këtë parking kur ka ndodhë rasti. Ne i kemi kërku zhytësat që të vijnë, Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, mandej nëpërmjet hierarkisë sonë komanduese, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë ne kërkojmë asistencë për zhytësa. Pastaj Drejtoria e Përgjithshme e Policisë kërkon nga FSK-ja asistencën për zhytësa.”, tha Elshani.

    “Kështu që ka qenë kërkesë e PK-së që me ardhë këta njerëz këtu. Këta siç po i shihni tash janë këtu.”, tha mes tjerash ai.

    Elshani mes tjerash tha se meqë FSK janë këtu bashkë me KFOR-in, nënkuptohet vetvetiu që kanë ardhur me lejen e tyre.

    Zv.drejtori po ashtu konfirmoi që Policia ka barkat e tyre që ndodhen aty me pajisjet adekuate dhe ndodhen bashkë me zhytësit dhe tash edhe me FSK-në.

    “Ne kemi kërku gjatë gjithë kohës por s’ishim të suksesshëm për gjetjen e tij. Shpresojmë që të paktën tash bashkë me FSK-në të gjejmë trupin në mënyrë që familjarëve t’iu largohet të paktën gjysma e dhimbjes”, u shpreh Elshani për Metropol.

    Artikuj të ngjashëm

    Guerot për propagandën me fotot e FSK-së në veri: KFOR-i meriton respektin e të gjithëve

    Mërgimtari nga Zvicra: Tash e dy ditë jemi pa ujë në fshat, as sytë s’ke si i pastron

    Starmer paralajmëroi njohjen e Palestinës, reagon Donald Trump

    Të Fundit

    Guerot për propagandën me fotot e FSK-së në veri: KFOR-i meriton respektin e të gjithëve

    Mërgimtari nga Zvicra: Tash e dy ditë jemi pa ujë në fshat, as sytë s’ke si i pastron

    Starmer paralajmëroi njohjen e Palestinës, reagon Donald Trump

    Theret një person në Lipjan, dorasi dyshohet se sapo ka dalë nga burgu

    Osmani nga Washingtoni e kërkoi Amerikën në tryezën e Dialogut, BE: Angazhohuni në negociata pa vonesa e parakushte të mëtejshme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.