Elon Musk hoqi nga platforma e tij në rrjetin social X një postim ku pretendonte se Donald Trump ishte përfshirë në dosjet që lidhen me pedofilin e turpëruar Jeffrey Epstein.
Në këtë mesazh, Musk akuzonte se kjo ishte arsyeja pse dosjet nuk ishin bërë publike, por nuk dha asnjë provë për këto pretendime.
Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë akuzat, ndërsa postimi u zhduk nga platforma gjatë së dielës.
Epstein u vra në burg në gusht 2019, ndërsa priste gjyqin për trafikim seksual të të miturve.