Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi për dorëheqjen e Armend Mehajt nga pozita e ministrit të Mbrojtjes ka thënë se i njëjti ishte një nga ministrat më serioz të Qeverisë Kurti.
“Mendoj që ishte një nga ministrat më srioz të Qeverisë Kurti dhe ka dhënë një kontribut të mirë sa i përket situatës së fundit drejt përafrimit të marrëdhënieve mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe NATO-s”, ka thënë Elezi.
Elezi ka thënë se Mehaj ka rregulluar një çështje tjetër të rëndësishme e cila sipas tij, ishte nënshkrimi i një leje të përbashkët për ushtrimet e përbashkëta mes ushtrisë së Kosovës dhe Forcave Ushtarake Amerikane.
Ai ka shtuar se “kryevepra” e Mehajt ishte blerja e dronëve Bayraktar.
“Mund të themi se kryevepra e tij ishte blerja e dronëve, flutarakëve, të cilat kanë dhënë një bujë të madhe përgjithësi në publik, duke u konsideruar si një lëvizje konkrete drejt mbrojtjes serioze që kishte Kosova”, ka thënë tutje ai.