Lajme

Ekzekutohet pagesa e shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Ministri në detyrë, Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat e shtesës së njëhershme prej 100 eurove, shkuran DEMOS.

“Ekzekutohet pagesa e shtesës së njëhershme prej 100 euro! 🎉

Ashtu siç kishte njoftuar Kryeministri Kurti javën që shkoi, sot kemi bërë transferimin e shtesës së njëhershme prej 100 eurove për fëmijët 0-16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike, kontributive, kategoritë e luftës, aftësive të kufizuara, dhe skemave tjera sipas kritereve të përcaktuara në vendim.

Varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogarinë, në orët në vijim do të pranojnë edhe mjetet e transferuara.

Gëzuar Vitin e Ri!”, shkroi Murati

Artikuj të ngjashëm

Back to top button