Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku tha se nuk ka të dhëna të sakta për armët pa leje në Kosovë.
Ai në Frontal në T7 i bëri thirrje Policisë që “të bëjnë aktivitete të ndryshme” për t’ua hequr qytetarëve armët pa leje nga duart.
Për numrin e armëve pa leje, ai tha se “nuk ka një matje”, por vetëm supozime.
“Në literiturën kriminalistike, vera spikatet gjithandej si periudha kur kryhen më së shumti vepra penale”, tha profesori i kriminalistikës, duke komentuar gjendjen e sigurisë në vend pas të shtënave me armë në Prishtinë së fundmi.