Eksperti i sigurisë për vrasjet në Gllogjan: Cak i sulmit ishte shoferi, dy vrasjet tjera ndodhën aksidentalisht

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë që për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan cak i sulmit ishte shoferi, kurse sipas tij, dy vrasjet tjera ndodhën aksidentalisht.

“Pa marrë parasysh asnjë krim nuk mund të jetë i përkryer dhe i planifikuar në mënyrë të përkryer. Mendoj që në bazë të asaj që kemi parë nga mediat në vend të ngjarjes ose në ballinën e autobusit ku është xhami më i madh, vrasësi ka pikasur shoferin e autobusit, por i kanë ikur edhe dy plumba anash. Me ata dy plumba që është gjuajtur shoferi janë vrarë edhe dy të rinjtë tragjikisht”.

“Në fotografi  mund të shihni që rreth shoferit është një rreth koncentrik prej pesë plumbave dhe targeti primar i vrasësit ka qenë shoferi. Ne mund të flasim edhe për motivin e tij dhe të paragjykojmë, por derisa të gjindet vrasësi dhe të përcaktohet motivi, nuk mund të dimë pse janë vrarë këta njerëz në një vend të banuar”.

LEXO EDHE:

Musliu në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që bazuar në rrethanat – vrasësi e ka pasë edhe një ndihmës.

“Për çudi, është mungesë e besimit ndoshta tek organet e policisë dhe ndjekjes. Askush nuk di asgjë që është e pamundur në një krim ose vrasje. Vrasësi ose porositësi është gjithmonë afër. Nuk mund të jetë jashtë rrethit të parë të të vrarëve. Rrethi i parë është që është shumë afër atyre që janë vrarë, mund të jetë kojshi,kushëri, mik ose i njohur, por aty dikun është s’mund të jetë jashtë atij rrethi – dorasi ose porositësi”, ka thënë Musliu.

Reklama