Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë i tha gruaja Macronit pas “shuplakës” – nuk duket sikur po bënin vetëm shaka

    27/05/2025 21:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prej disa ditësh, rrjetet sociale dhe mediat online janë pushtuar nga një moment i pazakontë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte.

    Në një video që është bërë virale, Brigitte duket se e godet lehtë në fytyrë presidentin, dhe kjo ka ngjallur debat të gjerë. Portali britanik Express ka angazhuar madje edhe një ekspert të leximit të buzëve për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një shaka mes çiftit, apo diçka më shumë.

    VIDEO

    Ngjarja ndodhi në aeroportin e Hanoit, në nisje të turneut aziatik të Macron. Në video, shihet momenti kur dera e avionit hapet dhe presidenti ende ndodhet brenda. Në një çast të papritur, ai duket se merr një goditje të lehtë në fytyrë nga Brigitte.

    Macron tentoi ta zbusë situatën me një koment për gazetarët: “Po ngacmohesha e po bëja shaka me bashkëshorten time, por videoja është kthyer në një lloj katastrofe gjeoplanetare. Në një botë si kjo ku jetojmë, nuk kemi kohë për të humbur me tema të tilla”.

    Për të verifikuar nëse kjo ishte vërtet një shaka, siç pretendoi Macron, portali Express kërkoi ndihmën e një eksperti të lexim-buzëve, i cili analizoi komunikimin mes çiftit në video.

    “Ndërsa dera e avionit hapet, shihet presidenti Macron duke u kthyer nga Brigitte. Në një moment të papritur, ajo e shtyn lehtë në fytyrë. Kur kupton se dera tashmë është hapur dhe stafi po i shikon, Macron duket në siklet dhe ngre dorën me një përshëndetje të sforcuar: ‘Bonjour’ (Përshëndetje)” – tha eksperti për Express.

    Sipas tij, Macron u përpoq të përmirësonte atmosferën duke i zgjatur dorën bashkëshortes së tij, por ajo nuk ia pranoi.

    “Kur arrijnë në majë të shkallëve të avionit, situata bëhet edhe më e ftohtë. Ai i zgjat dorën, por ajo e injoron dhe mbahet për parmakun. Teksa kalon pranë tij, duket se murmuron: ‘Dégage, espèce de loser’, që përkthehet: ‘Largohu, humbës i mjerë’” – pretendon eksperti.

    Macron më pas, sipas leximit të buzëve, i drejtohet me fjalët: “Essayons, s’il te plaît” – që në shqip do të thotë: “Të përpiqemi, të lutem?”

    Përgjigjja e Brigitte-s është e shkurtër: “Jo.” Ndërkohë, presidenti e përfundon bisedën me një shprehje fytyre të përmbajtur dhe fjalët: “Je vois” – që përkthehet: “E kuptoj”.

    Ky moment, i regjistruar në nisje të turneut të presidentit në Azinë Juglindore, u bë shpejt temë diskutimi në Francë dhe më gjerë. Mediat ndërkombëtare nuk vonuan të raportojnë mbi këtë situatë të pazakontë mes çiftit presidencial francez, duke ngritur pyetje mbi natyrën e marrëdhënies së tyre

    Artikuj të ngjashëm

    Macron nga Tirana uron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë javët e ardhshme

    Macron: Do t’i them Trumpit të mos shfaqë dobësi karshi Putinit

    Macroni konfirmon vrasjen e dy vullnetarëve francezë në Ukrainë

    Të Fundit

    Izraeli i kërkon Kinës të ndalë Iranin: Do të shembej nëse ndalon blerjen e naftës

    Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë

    Amerika pezullon dërgimin e armëve kyçe për mbrojtjen e Ukrainës

    Detaje nga vetaksidenti me fatalitet në Treboviq të Pejës

    Vetaksident me fatalitet në Pejë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.