Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Eksperti i komunikacionit: Vendosja e radarëve do të parandalonte numrin e aksidenteve

    20/12/2023 18:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti ka deklaruar se parandalimi i aksidenteve do të ndodhte vetëm nëse vendosen radarët.

    Kjo, për shkak se të njëjtit do të detektonin secilin person që bën shkelje të rregullave ë trafik.

    “Ajo që i parandalon aksidentet është vendosja e radarëve dhe secilin që e detekton që kalon kufizimin e shpejtësisë, secilin qe e detekton që ka hyrë në dritën e kuqe pra secilin që e detekton që ka bë kundërvajtje e fotografon dhe e dënon. Rritja e gjobave normal që e zvogëlon numrin e të aksidentuarve, pastaj ti merr masa në ligj”, është shprehur ai.

    Kurse, sa i përket paralajmërimeve për ndryshim të ligjit të rregullave në komunikacion, Ahmeti ka deklaruar se njëherë duhet të merren masa e pastaj të ndryshohet ligji.

    “Unë nuk mendoj se është mungesë e ligjit, sa është mungesa e vullnetit për punë. Unë mendoj që më parë është dashtë me i përdor radarët mobil dhe statik edhe kamerat sesa me ndryshu ligjin. Pra, ti merr masat njëherë të cilat e përmirësojnë gjendjen e pastaj ndryshoje ligjin aty ku nevojittë. Tash ti ligjin e ndryshon me njerëz të njëjtë dhe ata nuk e zbatojnë”, ka shtuar ai për Front Online.

    Vetëm në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 2034 gjoba ndaj personave që nuk kanë respektuar rregullat ën trafik.

    Artikuj të ngjashëm

    Cili është shkaktari i numrit të madh të aksidenteve, flet eksperti i komunikacionit

    Të Fundit

    Policit që rrahu të dyshuarin në Klinë i caktohet 1 muaj paraburgim

    Dy persona vdesin nga zjarri në Spanjë, dy të tjerë nga vapa në Francë

    Matjet e fundit të Omnibus, Muharremi: Osmani, Konjufca dhe Hamza më popullor se Kurti 

    Abdixhiku nis takimin me Osmanin, pamjet i nxjerr Presidenca

    Krasniqi: Kurti dhe VV s’duhet të merren me interpretime, i kanë humbur rastet sa herë i kemi çuar në Kushtetuese

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.