Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kamerat e sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale do të vendosën së shpejti në kryeqytet.
Lidhur me këtë temë, i ftuar në emisionin “Debat Plus”, eksperti i IT-së, Mentor Hoxha ka thënë se kamerat me inteligjencë të lartë vendosen vetëm nga Policia e Kosovës.
Hoxha ka shpjeguar tutje dy funksionet kryesore të kamerave inteligjente.
“Kamerat inteligjente kanë dy funksione. Funksioni i parë është “Face recognition” dhe funksioni i dytë është “identifikimi i targave”. Çka d.m.th kjo? Kjo do të thotë ndërlidhje të dosjeve. Nuk do të jetë e ndaluar, nëse se ki një dosje, nëse se ki një çasje. Nuk është e mundur teknikisht. Nuk mundesh të bësh ndërlidhje në targa kur s’ki çasje në data bazën e targave. Nuk është e ligjshme të bëhet identifikimi i targave”, ka deklaruar Hoxha.
Madje Hoxha ka theksuar se në mënyrë specifike, “CC TV vendosen vetëm për ndjekje penale, për çështjen e parandalimit, hetimit, persekutimit etj”.
“Lidhur me legjislaturën, ne kemi ligj në Kosovë, i cili parashikon hapësirat publike të mbikqyra me CC TV. Është ligji për Policinë e Kosovës, neni 25 i saj. Por në mënyrë specifike është e caktuar se për çka mund të vendosen ato. Është për ndjekje penale, parandalimit, hetimit, persekutimit etj. Nuk mund të ketë përndjekje të tjera”, ka thënë Hoxha.