Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    EKSLUZIVE: U largua me bujë nga pozita e drejtorit, shfuqizohet vendimi i Qeverisë Kurti nga KPMSHCK (DOKUMENT)

    28/07/2022 20:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës përmes një vendimi ka shfuqizuar një vendim të Komisionit Disiplinor të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ku këta të fundit kanë larguar nga pozita e drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, Gani Berisha.

    Vendimin për largimin nga puna të cilin e ka siguruar GazetaDemos, Berishës i është kumtuar më 25 maj të vitit të kaluar, ani pse i njejti në atë pozitë ishte emëruar pikërisht në kohën e Qeverisë Kurti 1, ndërsa akoma pa mbushur dy vite në krye të kësaj detyre, ai pas kërkesës së parashtruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, është larguar nga puna.

    Mirëpo ky vendim është parë si në kundërshtim me dispozitat ligjore nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ku me anë të një vendimi katër pikësh ka obliguar Komisionin Disiplinor të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që ta rishqyrtojë lëndën e ankuesit Gani Berisha.

    Me afat prej 15 ditësh, pra deri më datën 5 gusht obligohet Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që ta bëjë zbatimin e këtij vendimi.

    GazetaDemos ka siguruar edhe dokumentin gjashtë faqësh të këtij vendimi, ku mes tjerash është edhe arsyetimi i tij.

    Ndërkohë, i kontaktuar nga GazetaDemos, Gani Berisha ka komentuar këtë vendim, ku mes tjerash është shprehur se drejtësia ësht vënë në vend.

    “ Mas vendimit pozitiv edhe nga Gjykata, Këshilli ka marrë vendim me 15 korrik të këtij viti, ndërsa tek avokati ka mbërri me 21 korrik, përmbajtja e atij vendimi është një lloj satisfaksion i madh moral në raport me mua, me familjen tem dhe me shoqërinë. Sepse e shfuqizon pas anjë hapësirë tjetër, komplet gjykimin e Komisionit Disiplinor në raport me mua, edhe atëherë edhe tash, unë atë Komision e kam konsideruar si politik dhe hakmarrës, e cila nuk pasur të bëjë aspak me atë që është pretendu, por ka pasur të bëjë me disa çështje të tjera rreth punës, e konkurrencës së brendshme që ka qenë për disa vite në raport me institucionet qendrore të Republikës së Kosovës”, është shprehur ai për Demos.

    Të gjithë këto veprime në drejtim të largimit të tij nga puna, Berisha i ka quajtur si të nxituara dhe se këtë më së miri sipas tij e ka konstatuar edhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

    “Ky vendim më ka dëmtu shumë personalisht, dhe si familje, por edhe pse e shoh pak si të vonuar, megjithatë është vënje në vend e drejtësisë për mua, në aspektin moral është e tillë. Për dy javë pasi që ka ardhur ministri i ri, Komisioni në shpejtësi të dritës e ka marrur atë vendim, ai nuk është lëshu në ankesën time fare, por vetëm i ka nxjerrë në pah shkeljet e rënda që i ka nxjerrë Komisioni në raport me mua”, ka shtuar ai.

    Berisha beson se brenda asaj ndërmarrje ekzistojnë disa rrjete të personave që synojnë disa projekte, e që për këtë ka edhe dosje të cilat do t’i bëj publike kur t’i vie koha.

    “Aty janë një rrjet i njerëzve të cilët kanë pasur disa pretendime për disa projekte, për të cilat i kam dosjet dhe që me kohë do t’i bëjë publike, më shumë ka qenë rivalitet e konkurrencë brenda institucioneve qendrore të Kosovës të lidhura me shoqata të ndryshme donatore që janë në Kosovë. Unë mandatin e plotë si drejtor e kam marrë nga Qeveria Kurti 1, si u bë që kjo Qeveri njëherë më vlerësoi pozitivisht e më pas ta merr një vendim më të rëndin që mund të merret ndaj një shërbyesi civil”, ka përfunduar Berisha.

    Gani Berisha ka udhëhequr Autoritetin Rajonal të Pellgjeve Lumore nga data 5 maj 2017, ndërsa shërben në këtë ndërmarrje qysh nga viti 2002.

    Artikuj të ngjashëm

    Murati: Në Qeverinë Kurti janë shtuar gati dyfish më shumë vende pune sesa në të gjitha qeveritë tjera bashkë

    “Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti”, VV publikon statistika për ushtrinë 

    Lirim Mehmetaj ngre pikëpyetje: Pse pushteti nuk guxon të flas për Enver Sekiraqën?

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.