Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    EKSKLUZIVE: Ky është serbi i arrestuar në Istog, i cili dyshohet për krime lufte në Kosovë (FOTO)

    02/12/2022 10:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës ka arrestuar një serb, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile, konkretisht në masakrën e Dubravës, shkruan GazetaDemos.

    Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale është lëshuar aktvendim për arrestim dhe ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.

    GazetaDemos mëson se serbi i arrestuar është Milosavljevic Gavrilo, me ç’rast ka siguruar edhe fotografinë e tij.

    Komunikata e plotë e Policisë:

    “Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim dhe me autorizim të Prokurorisë Speciale, ka zhvilluar hetime lidhur me krimet e kryera gjatë periudhës kohore të viteve 1998/99 në Kosovë, ku përmes rrugëve hetimore- operative ka pranuar informacion për një të dyshuar potencial si pjesëmarrës në këto krime, konkretisht në masakrën e Dubravës në maj 1999. Policia e Kosovës, me datën 01.12.2022, ka shoqëruar të dyshuarin mashkull kosovar serb, G. M. (1958) në Polici për intervistim dhe procedura të mëtejme. Në konsultim me prokurorin kompetent i dyshuari i lartcekur është intervistuar në prezencë të avokatit të tij të siguruar sipas detyrës zyrtare, nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Drashkoviq me akuza ndaj Vuçiqit: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës

    Armët e gjetura në Zveçan, Arsenijeviq tregon se do i përgjigjet organeve të Kosovës

    Arsenijeviq: Kthehem në Kosovë vetëm nëse marr garacion për proces të drejtë

    Të Fundit

    Kadrijaj: Votimi i hapur është kërkesë e Kushtetueses, por LVV s’po reflekton

    “Ka me shku me i grahë vetë bagerit”, si nisi përplasja me Sami Lushtakun, flet Ramiz Lladrovci

    KEDS del me njoftim: Këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

    Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.