Sport
Ekipet e Superligës e kalojnë rrethin e parë të Kupës së Kosovës
Kanë përfunduar nëntë ndeshjet e sotme në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Kosovës.
Ekipet favorite nuk lejuan befasi, duke siguruar kualifikimin në 1/8-tën pa problem.
Ekipet elitare, Dukagjini, Ballkani, Drenica, Prishtina e Re, Gjilani, Drita, Llapi, Malisheva e Ferizaj të gjitha triumfuan dhe avancuan tutje.
Të gjitha rezultatet:
Dukagjini 3:1 Ramiz Sadiku
Ballkani 1:0 Rilindja 1974
Drenica 1:0 Prizreni
Prishtina e Re 4:1 Lepenci
Gjilani 2:1 Istogu
Besa Peja 0:3 Drita
Llapi 4:1 Vjosa
Trepça 1:2 Malisheva
Ferizaj 2:0 Tefik Çanga