Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, kishte bërë bujë me një deklaratë në këtë edicion sa ishte brenda shtëpisë.
Ajo e akuzoi Saimir Kodrën duke thënë se i kishte kërkuar favore seksuale për një vend pune.
I njëjti ka mohuar një gjë të tillë dhe theksoi se një shpifje e tillë do t’i përballë në gjykatë.
Egla në pyetjen e Ledionit tha se ende nuk është thirrur, por është gati dhe po konsultohet me avokaten e saj.
“Akoma nuk kam një thirrje për këtë, nëse do vijë, do jem gati. Jam duke u folur me avokaten aktualisht. Jam munduar të mos e shtyj atë urë aty brenda, mënyra se si u përdor për lojë, sinqerisht nuk më frikonte, por me jepte ankth”, u shpreh artistja.
“Gjëja më e rëndësishme, emocioni më i fortë te unë ka qenë mami në shtëpi, a po mendonte që do fusnin në burg. Më tha a do të fusin në burg, thash mos u shqetëso, kam njerëz që do më ndihmojnë, nuk është asgjë e rëndë”, vazhdoi ajo.