Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ekipi i Thaçit me kërkesë zyrtare për rritjen e fondeve për nevojat e mbrojtjes juridike

    22/08/2024 16:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një kërkesë zyrtare për rritjen e fondeve për nevojat e mbrojtjes juridike të krerëve të UÇK-së, kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres Albulena Haxhiu, iu ka shkuar më 12 gusht 2024 nga Fondacioni “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit”.

    Bordi i Fondacionit përmes kësaj letre i ka treguar krerëve të institucioneve se vendosja e kufizimeve të shpenzimeve për qëllime të mbrojtjes juridike që është bërë përmes Udhëzimit Administrativ MD-NR.01/2024 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ MD – Nr.08/2022 për mbrojtjen juridike të personave të akuzuar potencial për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore nga Dhomat e Specializuara, ekipin mbrojtës të ish-presidentit Thaçi e ka vënë në situatë të pamundësisë objektive për të kryer funksionin e tij.

    Në mungesë të mjeteve financiare, Fondacioni ka treguar se jo vetëm që i është larguar njëri prej avokatëve kryesorë, por edhe aktualisht avokati kryesor i angazhuar ka paralajmëruar se do të mund të largohet në periudhën e ardhshme, respektivisht nga fundi i këtij muaji.

    “Në këtë mënyrë, kjo do të kishte për pasojë jo vetëm penalizimin e ekipit mbrojtës të z. Thaçi, por do ta pezullonte apo shtyente vetë procesin gjyqësor edhe për së paku gjashtë muaj shtesë, deri në zëvendësimin e tij me një avokat tjetër, të cilit do t’i duhej kohë e konsiderueshme për tu njohur me rrethanat e rastit dhe procedurën gjyqësore katërvjeçare që është duke u zhvilluar. Prandaj, si Fondacion të gjendur në rrethana të pamundësisë për t’i ofruar mbështetje financiare për nevojat financiare të ekipit mbrojtës të z. Thaçi, e vlerësojmë urgjente dhe të domosdoshme një mbështetje financiare shtesë, në mënyrë që të sigurohet vijimi i mbrojtjes efektive për ish Presidentin Thaçi në procesin gjyqësor ndaj tij. Nga ana tjetër, Fondacioni, përkundër se është themeluar pikërisht për të ofruar një burim alternativ të mbështetjes financiare me qëllim të lehtësimit të barrës financiare të buxhetit publik përkitazi me këtë proces, nuk ka arritur të sigurojë fonde të mjaftueshme të cilat do të bënin të panevojshëm dhe të pa objekt këtë kërkesë”, thuhet në kërkesën e Fondacionit “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit”.

    Fondacioni për ish-presidentin Hashim Thaçi konsideron se përmes mbështetjes financiare shtesë nga institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, do të mundësohet edhe qasja efektive në drejtësi, respektivsht në garancionet që derivojnë prej saj, të cilat përfshijnë, por nuk kufizohen edhe në të drejtën për t’u mbrojtur nga mbrojtës të zgjedhur me vullnet të lirë, pa iu nënshtruar asnjë kufizimi. Po ashtu, sipas këtij Fondacioni, kjo do të mundësonte edhe realizimin efektiv të të drejtës për një proces të rregullt (nga neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe neni 31 i Kushtetutës), element konstituiv i të cilës është edhe zbatimi i parimit të “barazisë së armëve”, që nënkupton vënien në ekuilibër të drejtë të palëve në procedurë.

    Pamundësia financiare për ta mbrojtur në mënyrë efikase çështjen para Dhomave të Specializuara, jo vetëm për ish-presidentin Thaçi, por edhe cilindo person të akuzuar e vendosë në pozitë të pabarabartë në raport me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, e cila ka buxhet pakrahasimisht më të madh për kryerjen e funksioneve të saj.

    Duke marrë për bazë edhe natyrën e akuzave me të cilat përballen ish-krerët e UÇK-së, përfshirë z. Thaçi, pa paragjykuar procesin gjyqësor, i cili është duke u zhvilluar aktualisht, përtej çdo dyshimi, sipas Fondacionit “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit”, mund të konstatohet lehtësisht se mbështetja financiare e mbrojtjes juridike të tyre nuk është thjeshtë dhe vetëm e karakterit personal, por mbi të gjitha, është një betejë juridike në të cilën është duke u mbrojtur legjitimiteti i luftës heroike e çlirimtare të UÇK-së, si dhe integriteti i kauzës së drejtë të kësaj lufte, si reagim në mbrojtje të jetës dhe lirisë së popullit të Kosovës.

    Fondacioni “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit” beson se ndarja e mjeteve financiare të kërkuara, në instancë të fundit i shërben vetëm drejtësisë, respektivisht mundësive efektive për të mbrojtur integritetin e kauzës së drejtë të luftës së UÇK-së përballë tendencave për të vendosur paralele midis aktivitetit çlirimtar të kësaj organizate dhe krimeve të pashembullta të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të Serbisë, para dhe veçanërisht gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Gucati: Shteti nuk ka bërë asgjë për neve, jemi të dëshpruar që nuk na vizitoi Kurti – Bislimi e Aliu e vizituan vetëm Rexhën

    Nis dëshmia e dëshmitarit 105 në Hagë: Një serb që pretendon se u rrëmbye nga pjesëtarët e UÇK-së

    Të Fundit

    Kusari- Lila: Një nga pasojat e moskonstituimit të kuvendit deri më 26 korrik mund të jetë marrja e mandateve

    Bekë Berisha: Votone këdo që është i propozuar nga LVV, të gjithë të njëjtë janë

    E rëndë: Humb jetën në rrethana të dyshimta i riu nga Lipjani

    Qalaj : PDK s’ka vota për Haxhiun

    Trump pret në takim Netanyahun – kjo është arsyeja

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.