Drejtoresha për emergjencat dhe siguri në Prizren, Ramize Sinanaj Shala ka thënë se zjarri ka përfshirë pjesën e Oshlakut që është tre kilometra larg zonës turistike të Prevallës.
Ajo ka thënë se zjarri kishte nisur të dielën dhe ishte shuar nga zjarrfikësit, por të hënën ka nisur përsëri.
“Nesër kemi vendosur që të ngrisim një shtab emergjent dhe do të asistohet edhe nga motokrosët për shkak të terrenit të vështirë”, ka thënë ajo.
Ajo ka bërë thirrje që të mos bëhet panik për shkak se nuk është zjarr shumë i madh, por sipas saj, tymi është i dendur për shkak se po digjen barishte të gjelbra.
“Terreni është shumë i rrezikshëm dhe është e pamundur me arrit me automjete atje. Tymi është shumë i dendur për shkak se është duke u djegur bari i gjelbër”, ka thënë Sinanaj Shala për Paparaci.
Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale dhe shkaqet e zjarrit ende nuk dihen