Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Edukata Qytetare e klasës së 9-të shkruhet nga plagjiatorët Bezeraj e Dugolli, MASHT ua miraton tekstin shkollor

    19/07/2022 11:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Organizata Admovere që monitoron sistemin edukativo-arsimor në Kosovë në një deklaratë të lëshuar sot, thotë se Ministria e Arsimit ka miratuar tekst shkollor me autorë plagjitorë.

    Sipas Admovere, MASHT ka miratuar tekstin shkollor “Edukatë Qytetare 9” me autorë Selim Bezeraj dhe Bujar Dugolli që tashmë janë denoncuar si plagjiatorë.

    “Më 26 maj 2022, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) publikoi vendimin me numër të referencës 01/B 1161, «Lista përfundimtare e teksteve shkollore për klasat 4 dhe 9», në të cilin «prezantohen vlerësimet e dorëshkrimeve sipas recensentëve për secilën klasë dhe lëndë». Sipas këtij vendimi, për lëndën Edukatë Qytetare për klasën e IX komisioni recensues i ka vlerësuar katër (4) tekste, si vijon: tekstin e Shtëpisë Botuese «Dukagjini» me 2.17 pikë, tekstin e Shtëpisë Botuese «Libri Shkollor» me 2.14 pikë, tekstin e Shtëpisë Botuese «Albas» me 3.57 pikë dhe tekstin e Shtëpisë Botuese «Irisoft» me 3.24 pikë. Në tekstin shkollor «Edukatë Qytetare 9» të Shtëpisë Botuese «Irisoft», autorë të të cilit janë Alba Kreka, Selim Bezeraj dhe Bujar Dugolli, shënohet se teksti është «miratuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit»”, thuhet në njoftimin e Admovere.

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka dorëzuar prova në Këshillin e Etikës së UP-së për plagjiaturën e profesorëve Bezeraj e Dugolli.

    Admovere e ka cilësuar si skandaloz vendimin e MASHT për të miratuar tekstin shkollor duke u bërë thirrje mësimëdhënësve dhe prindërve që ta refuzojnë librin.

    “Duke i pasur parasysh faktet e sipërpërmendura, ADMOVERE shpreh indinjatën më të skajshme lidhur me një vendim të tillë të MASHTI-t. Tekstet shkollore nuk duhen parë si mundësi e rehabilitimit të plagjiatorëve, të cilët nuk përfaqësojnë as kredenciale morale e as akademike. Një vendim i tillë, që nxënësve të klasës së IX ua servon librin e Edukatës Qytetare, bashkautorë të të cilit janë dy plagjiatorë, Bezeraj dhe Dugolli, është qartë skandaloz dhe i papranueshëm. ADMOVERE është thellësisht e tronditur dhe e zhgënjyer me këtë vendim të MASHTI-t dhe fton mekanizmat kompetentë ta rishikojnë sa më shpejtë që është e mundshme. Gjithashtu, ju bëjmë thirrje mësimdhënësve të Edukatës Qytetare, prindërve e nxënësve të klasës së IX, që ta refuzojnë prerazi këtë libër! Ne do të përcjellim nga afër hapat e mëtejmë të MASHTI-it karshi këtij libri, sepse nuk mund të lejojmë që të legjitimohet plagjiatura”, thuhet tutje.

    Share Now

    Artikuj të ngjashëm

    Dugolli: Letra e ministres Gërvalla nuk ka dhënë efekt negativ

    Dugolli: Dinari i Serbisë nuk është element që i trazon raportet Kosovë – ShBA

    Dugolli: Presioni ndaj Kosovës i gabuar, ndërkombëtarët duhet t’i bënin Serbisë

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.