Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Edona Llalloshi përkrahë Kurtit, tregon arsyen pse synon të bëhet deputete

    12/12/2024 18:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi ka vendosur t’i futet politikës.

    Ajo synon të sigurojë një ulëse si ligjvënëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Indeksonline.
    Pak më parë ajo ka bërë edhe reagimin e parë.

    “Me kënaqësi, dua të ndaj me ju vendimin tim për të kandiduar si Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke u bërë pjesë e listës Lëvizja VETËVENDOSJE.”, ka shkruar mes tjerash Llalloshi.

    Reagimi i saj i plotë:

    Të dashur qytetarë të vendit tim
    Publiku im i çmuar
    Familjarë të dashur

    Me kënaqësi, dua të ndaj me ju vendimin tim për të kandiduar si Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke u bërë pjesë e listës Lëvizja VETËVENDOSJE.
    Duke qenë pjesë e një komuniteti të respektuar i cili ka dhënë kontribut në forma të ndryshme në ndërtimin e shoqërisë sonë kam vendosur që përmes përfaqësimit në Kuvend të kontribuoj për një të ardhme më premtuese për qytetarët tanë. Këtë, do të bëjmë bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, dhe të zgjedhurit e tjerë nga populli.
    Si artiste, jam krenare që në vazhdimësi kam pasur fatin të përfaqësoj kulturën e kombit tonë, të promovojë vlera kulturore e artistike dhe për këtë ju falënderoj më përulësi për vlerësimin tuaj.
    Besoj fuqishëm se mund të krijojmë politika të cilat reflektojnë nevojat reale të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Derisa, përkushtimi im, do të jetë adresimi i çështjeve që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, dhunën në familje, kulturën dhe jo vetëm.

    Ju ftoj të më bashkoheni në këtë rrugëtim, sepse vetëm bashkë sjellim ndryshimin që dëshirojmë.

    E juaja
    EDONA

    Artikuj të ngjashëm

    Ramiz Lladrovci i përgjigjet Kurtit: E ka llugë në shpi, sa herë më përmend mu i hup 1 mijë vota

    “Prej të njëjtit kazan” Bekë Berisha flet për votimin e kandidatit të VV

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Të Fundit

    Publikohet audioincizimi nga CNN, Trump: I thashë Putinit se do të bombardoja Moskën nëse pushton Ukrainën

    NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

    Raportohet se udhëtarët shqiptarë janë bllokuar në Aeroportin e Beogradit: Kjo s’është normale, po vdesim këtu – VIDEO

    “Jemi të habitur, është keqkuptim” – reagon ekipi menaxherial i Noizyt pas ndalimit të tij në Zvicër

    Miftaraj: Kam informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.