Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Edon Zhegrova merr pasaportën e Shqipërisë, i hapet dera e transferimit te Juventusi

    26/08/2025 17:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova është pajisur me pasaportën e Shqipërisë dhe këtë e ka konfirmuar vetë me anë të një ‘story’ në profilin e tij privat në Instagram, duke i rritur kështu mundësitë e një kalimi nga Lille te Juventusi.

    Juventusi vazhdon të bëjë presion për Edon Zhegrovën, lojtarin e identifikuar nga menaxhmenti i Bianconerëve për të zënë vendin e Nico Gonzalez nëse argjentinasi do të kalojë për te Atletico Madrid.

    Sipas Corriere dello Sport, priten kontakte të mëtejshme midis nesër (e mërkurë) dhe të enjtes, me Zonjën e Vjetër që thuhet se është gati të paraqesë një ofertë zyrtare për klubin francez, duke filluar me një vlerësim prej 20 milionë eurosh.

    Megjithatë, një marrëveshje bazë është arritur tashmë me yllin e Kosovës, për një kontratë pesëvjeçare me vlerë rreth 2.5 vjet.

    Transferimi i Zhegrovës te Juventusi tashmë ka marrë edhe një lehtësim, pasi ky i fundit është pajisur me pasaportën e shtetit shqiptar.

    Është vet Zhegrova, i cili ka publikuar në ‘story’ të rrjetit social Instagram, dekretin e presidentit të shtetit, Bajram Begaj, për t’i dhënë shtetësinë.

    Story i Zhegrovës

    Në atë publik, ylli nga Kosova u pa se ishte duke biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili njihet si tifoz i flaktë i Juventusit.

    Ndryshe, transferimi i tij tani mund të jetë më i lehtë shkaku i marrëveshjes mes dy federatave, FSHF dhe FIGC, për të mos i njohur më futbollistët shqiptar si ekstra-komunitar, por lojtar jo të hua

    Artikuj të ngjashëm

    Italianët thonë se Edon Zhegrova refuzoi Marseille, do vetëm Juventusin

    Zhegrova ia kthen shpinën Marseille-t, pranon ofertën e Juventusit

    Ish-futbollisti francez: Kam dyshime serioze për Zhegrovën

    Të Fundit

    Sorensen: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm

    Policia rrethon dhe arreston 22-vjeçarin nga Burreli me 2 kallashnikovë në tunelin e Murrizit – Pamje

    Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi katër policë

    Rama e nis ditën me asfaltimin e rrugës në dy fshatra të bukura të Prishtinës – VIDEO

    Lladrovci i çon mesazh Krasniqit e Tahirit: Qytetarët nuk e durojnë fyerjen dhe nënçmimin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.