Magazina

Edi shpreh interesimin e tij për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP Albania: BBVA, dërgomani ftesën

Eduart Kuçi, ish-banori i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka shprehur interesimin e tij për të qenë pjesë e edicionit të ardhshëm të Big Brother VIP Albania.

Përmes një postimi në Instagram, ai i është drejtuar publikisht produksionit të BBVA-së, duke kërkuar një ftesë për të marrë pjesë në spektakël.

“BBVA, dërgomani ftesën, s’po di qysh me apliku”, ka shkruar Edi në postimin e tij.

Foto: Eduart Kuçi / Instagram

Megjithatë, deklarata e tij mund të interpretohet në forma të ndryshme, dhe përveç seriozitetit, mund të jetë lehtësisht një shaka, por kjo mbetet për t’u parë tutje.

Përveç kësaj, Edi ka shpërndarë edhe një postim tjetër ku ka bërë një përmbledhje rreth asaj që publiku do të mund të presë nga ai, nëse do të ishte pjesë e formatit:

Foto: Eduart Kuçi / Instagram

“Ju premtoj që s’ka me pas probleme, as nxitime, ose fjalë të pista e të ashpra ndaj meje — përveç show dhe aksion”, ka theksuar ai.

Back to top button