Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po vazhdon dëshminë Frederick Abrahams, nga organizata ndërkombëtare “Human Rights Watch”.
Abrahams është në cilësi të dëshmitarit të 22-të në këtë çështje dhe në seancën e djeshme ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, mbrojtjes së Thaçit dhe ka filluar ta marr në pyetje edhe mbrojtja e Veselit.
Në këto rrethana, me të nisur seanca e sotme, dëshmitari është duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Veselit, avokatit Ben Emmerson.
Seanca po vazhdon në sesion publik.