Sërish dështon të vazhdohet seanca e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Demos.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, thotë se tani pas disa orëve pauzë, janë të gatshëm të vazhdojnë me thirrjen e deputetëve për seancë të jashëzakonshme.
“41 deputet kanë kërkuar para një ore që të mbahet seancë e jashtëzakonshme dhe duhet ta mbajmë, dhe sipas detyrimit kushtetues ne duhet të vazhdojmë”, thotë Konjufca.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës sërish shkojnë në foltoren e Kuvendit të Kosovës, kështu duke mos lejuar që të vazhdohet kjo seancë./GazetaDemos/