Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Edhe n’shtet, edhe n’shpi”, të hënën fillon “Java e Krenarisë” në Kosovë

    04/06/2022 12:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nga 6 deri më 9 qershor, do të organizohet Java e Krenarisë 2022 në Kosovë, ka njoftuar grupi organizativ i “Prishtina Ride”. Edicioni i gjashtë i Javës së Krenarisë do të vijë me sloganin “Edhe n’shtet, edhe n’shpi”.

    Në këto ditë, sipas njoftimit, përmes diskutimeve, ekspozitave artistike, aksioneve rrugore, festave e protestave, do të bëhen bashkë personat queer dhe aleatët “për të treguar se janë qytetarë të këtij shteti e pjesë e çdo familjeje kosovare”.

    Sipas organizatorëve, slogani pasqyron praninë dhe ekzistencën e mohuar të personave LGBTQI+ si në shtet, edhe në familje.

    “Në një vend ku shoqëria dhe familja në thelb janë heteronormative dhe patriarkale, është detyrë e shtetit që të krijojë siguri për personat të cilët nuk ndihen të sigurt nga mendësia shtypëse e cila prodhohet nga këto dy institucione. Partitë politike, qeveria dhe presidenca në anën tjetër nuk i kanë prioritet të drejtat LGBTIQ+, përkundrazi personat queer përdoren nga ta për të arritur në pushtet. Në njërën anë tregohen progresiv në tryeza të mbyllura me ndërkombëtarë e shoqëri civile, në anën tjetër tentojnë t’i largohen sa më shumë temave të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në fushata e komunikim me votuesit.

    Këtë vit, Parada e Krenarisë, përveç festimit, duhet të konsiderohet si rezistencë paqësore për të adresuar çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+”, thuhet në njoftim të organizatorëve.

    Organizatorët kanë thënë se në këto ditë do të festohet për praninë e tyre e fuqizimin e atyre që ende po e pranojnë veten.

    “Do të festojmë për rezistencën që e kemi në baza ditore pa përkrahje të shtetit dhe familjes, do të jemi zëri për të gjithë që nuk kanë siguri dhe jetojnë në dhunë emocionale, mendore dhe fizike. Do të festojmë për familjet që na kanë pranuar dhe ato që i kemi zgjedh, do të protestojmë kundër familjeve që shtypin fëmijët e tyre. Do të festojmë për dashninë që e kemi, do të protestojmë për njohjen ligjore të kësaj dashnie. Bashkë do të festojmë që ekzistojmë dhe i japim botës ngjyra, bashkë do të vazhdojmë të ecim drejt një bote ku jemi të barabartë”, thuhet në njoftim.

    Të Fundit

    Përfundon seanca dëgjimore ndaj pesë policëve në Lipjan, ja kur pritet të dalë vendimi

    Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

    Kurti shkon në xhami: Do të investojmë mbi 600 mijë euro në Prishtinë

    Krejt vendimet që mori Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme

    Zyrtare: Shaqir Totaj kandidon sërish për kryetar të Prizrenit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.