Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Edhe një analist televiziv i del kundër Albin Kurtit: Po luan lojë infantile

    16/11/2023 21:08
    Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during an interview with Reuters at his office in Pristina, Kosovo August 10, 2022. REUTERS/Fedja Grulovic
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Jusuf Thaçi, analist, pas shumë viteve ka kundërshtuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

    Gjatë emisionit “Pressing” të T7, Thaçi ka thënë se kryeministri Kurti po shkon në drejtim të implementimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe që Thaçi e quan “Zajenicë”.

    Ai ka thënë se rreth kësaj çështje nuk  e ka ndryshuar asnjëherë qëndrimin.

    “Për hir të vërtetës unë nuk kam qëndrim të ri. Në raport me Zajednicën unë nuk kam qëndrim të ri, vazhdoj me besu njëjtë e do të vazhdoj me besu njëjtë derisa të ekzistojë. Ky qëndrim niset prej disa premisave, e para komuniteti serb përmes kushtetutës i ka të gjitha të drejtat. Cilën të drejtë e kanë të cenuar serbët që ne me kriju një mekanizëm për të drejtat e tyre”, ka thënë ai.

    Sipas Thaçit, Kurti po merr detyrime ndërkombëtare, duke shpresuar se Serbia nuk i zbaton marrëveshjet.

    ”Kryeministri Kurti ka lëvizur në drejtim të pranimit në parim të Zajednicës, me gjasë duke e luajtur rolin e lojës infantile që pala serbe nuk do ta pranojë e për rrjedhojë nuk do të zbatohet. Por kur e merr një detyrim ndërkombëtar bëhet detyrim për ty pa marrë parasysh veprimeve të palës tjetër. Pastaj po kemi presion nga bashkësia ndërkombëtare për me i zbatu detyrimet që po i marrim”, ka thënë Thaçi.

    Artikuj të ngjashëm

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre

    Të Fundit

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Beogradi e ‘aktivizon’ sërish UNMIK-un

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.